E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, stuhia rrëzon pemënPlagosen 3 persona te Pazari i Ri

TIRANE - Stuhia e fortë e erës që nisi sot në mesditë në Tiranë shkaktoi rrëzimin e një peme me pasojë tre persona të plagosur. Ngjarja u shënua tek "Pazari i Ri" te sheshi "Avni Rustemi" rreth orës 14:00. Forcat e komisariatit numër 1 mbërritën në vendngjarje.

Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta gjendja shëndetësore e personave të plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Edhe një muaj më parë një pemë u rrëzua në zonën e Medresesë në kryeqytet, ku u dëmtua një makinë dhe u plagosën 2 persona.

Ndërkohë që në autostradë mësohet se ka rënë zjarr tek koncensionaria e Puegot. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Shefi i zjarrfikësve, Dilaver Laçi konfirmoi për A1Report se dy makina zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Laçi konfirmoi se zjarri ra rreth orës 14:00 dhe nuk dihen ende shkaqet.

*Në foto, pema e rrëzuar

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›