Sugjerimet ndaj Athinës, për të penguar integrimin
Deklarata e zëvendësministrit grek të Ekonomisë vjen pak ditë pasi organizata e minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, i ka kërkuar Parlamentit grek të vendosë kushte të forta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. OMONIA ka kërkuar që të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla si: Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça, si edhe 99 fshatra përreth tyre. Më tej, organizata e minoritetit kërkon autonominë për të gjithë këtë rajon, të cilësuar si Vorio Epiri. OMONIA ka kërkuar gjithashtu që si kusht për mbështetjen ndaj Shqipërisë, Greqia të vendosë edhe njohjen e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë që në zonat e minoritetit, ajo të jetë gjuhë e parë.