E Diel, 1 Nëntor 2026

Magazina e djegur, dëm 30 mijë euro

Tridhjetëmijë euro është përcaktuar dëmi i shkaktuar
në magazinën që u dogj në Derven të Krujës, ndërsa
zjarri erdhi si rezultat i një kontakti elektrik. Burime nga
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë të ditur se nga
hetimet e bëra prej specialistëve të Komisariatit të Krujës, atyre
zjarrfikës dhe të ndërmarrjes elektrike, ka rezultuar se zjarri
që ra në magazinën e 43-vjeçarit Tonin Vuksani ka qenë pasojë
e një kontakti elektrik dhe jo një zjarrvënie e qëllimshme.
Ngjarja ndodhi në Derven të Krujës dhe si rezultat u dogj një
sasi gomash të përdorura, pajisje elektro-shtëpiake, ndërsa i
gjithë objekti doli jashtë përdorimit. Materialet e veprimeve
të para hetimore i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor të Krujës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›