Sherri, plagoset rëndë 18-vjeçari
Një 41-vjeçar plagos me thikë një 18-vjeçar në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit
bregdetar natën e së hënës, pas një konflikti për motive
të dobëta. I riu është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, ku
ka marrë mjekim për plagët e marra nga thika e përdorur mbi
trupin e tij. Fatjon Nasufi, sipas burimeve nga spitali, me gjithë
plagët e marra ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga
hetimet e para është zbardhur identiteti i autorit të plagosjes.
Policia tha se ai është Bashkim Dauti, 41 vjeç, banor i Lagjes
8 të Durrësit. Ai është larguar menjëherë pasi ka goditur të
riun me mjetin prerës dhe shërbimet e policisë janë vënë në
kërkim të tij.