Tiranë, vinçi zë poshtë saldatorin, i shkakton vdekjen
Një saldator ka gjetur vdekjen teksa po saldonte një vinç i cili u këput duke e zënë poshtë atë. Ngjarja ndodhi dje në segmentin rrugor Bathore-Zall Herr kur 40-vjeçari Fredi Jaku nga Shkodra ka qenë duke salduar një vinç kur ai është këputur dhe ka rënë duke zënë poshtë saldatorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia thanë se pronari i vinçit ishte Bari Babaj, 50-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ai kishte punësuar viktimës për saldimin e vinçit, duke mbajtur kështu për policinë përgjegjësinë për vdekjen e saldatorit. Bari Babaj u arrestua nga policia për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.
Tiranë
Arrestohet 22-vjeçari, kanosi me armë fqinjin
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 41-vjeçar. Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ndaluan 22-vjeçarin Market Ndoi lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Burime nga policia thanë se arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë 41-vjeçarin Nikoll Cumraku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 8 gëzhoja model. 56, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj të riut u mor masa e arrestit për veprën penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
23 Shtator 2009