E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ngordhja e bagetive nga uria

Shkodër

Fermerët e Nënshkodrës nuk kanë më ushqime për bagëtitë. Mungesa e ushqimit dhe ulja e temperaturave deri në -2 gradë kanë shkaktuar edhe humbjet e para në ekonomitë blegtorale të zonës. Mark Jubani nga Darragjati thotë se për të mbajtur gjallë lopët e tij i nevojiten 2 kuintalë sanë dhe 80 kg miell dhe koncentrat në ditë, por qeveria i ka dhënë vetëm 50 kg koncentrat. Ai thotë se ndihmat nuk kanë munguar, por ato janë të pamjaftueshme për të mbajtur gjallë bagëtitë. “Mund t’i mbaj edhe disa ditë, por nëse kjo situatë vazhdon, do të ngordhin të gjitha”, thotë Jubani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›