Tryeza për sportin, PS shpalos programin në Durrës
Partia Socialiste ka paraqitur draft programin “Për një Rilindje të sportit shqiptar`` në qytetin e Durrësit, me sportistë të fushave të ndryshme. Kreu i komisionit të Sportit në PS, deputeti Fidel Ylli deklaroi para sportistëve dhe titullarëve të pushtetit lokal, se PS do të hartojë ligjin për vëmendjen ndaj sportistëve, por edhe infrastrurës sportive në të gjthë vendin.
Në kete draft-program PS kërkon që të gjithë sportistët të vlerësohen ashtu sikundër ndodh edhe me vendet fqinjë, madje kërkon bashkëpunimin e të të gjitha forcave politike, në ligjin për sportistët duke marrë si shembull shtetin fqinj grek. Një tjetër pikë e draftit është identifikimi i sportistëve nëpër botë, dhe rikthimi i tyre në Kombëtaren e Shqipërisë, jo vetëm për të përmirësuar imazhin e vendit, por për të ngritur në nivele të larta sportin shqiptar.