Kërcënoi 2 prokurorë me një shishe me fitil, kapet 72 vjecari
TIRANE-Një shishe me fitil e gjetur dy ditë më parë në një dritare të jashtme të Prokurorisë së Përgjithshme ka alarmuar këtë institucion dhe Policinë e Tiranës. Fillimisht u dyshua për një bombe artizanale, por më pas ekspertët konfirmuan se në shishe nuk kishte lëndë shpërthyese, por një leter dhe një fitil. Në letër autori u kishte dërguar mesazhe kërcënuese dy prokuroreve të kësaj prokurorie duke iu kërkuar zbardhjen e disa tabulateve.
Forcat e komisariatit Numër 1 arrestuan 72 vjecarin Rahmi Karasani banues ne Tirane si autor të ngjarjes nën akuzën e kanosjes dhe fyerjes së prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme.
Burime të Policisë bëjnë me dije se i dyshuari, sipas Policisë, e ka kryer të njëjtin veprim dhe një vit më parë në Prokurorinë e Tiranës. 72-vjecari, i cili fajëson Prokurorinë për fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Në rastin e parë 72-vjecari u liruar pasi rezultoi me probleme mendore.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)