E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Profesor Adnan Kellici

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut kirurg otorino-laringolog Prof. Adnan Këlliçi, në një vizite të zhvilluar në familjen e tij. Kryeministri e cilësoi profesor Këlliçin, si një prej mjekëve më të shquar dhe humanist, i cili karrierën dhe jetën e tij profesionale ia dedikoi të sëmurëve dhe problematikave të tyre. Kryeministri vlerësoi edhe kontributin e doktor Këlliçit, si një demokrat i ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike, e cila me largimin e tij nga jeta, humbi një personalitet të spikatur të saj.

Kryeministri Berisha është shprehur se me Prof. Adnan Këlliçin mjekësia shqiptare humbet njërin prej personaliteteve të saj më te shquar, njërin prej mjekeve më apasionant, kirurgët otojatrik më të shkëlqyer, një humanist të madh që një jetë të tërë iu përkushtua me gjithë shpirt ndihmës së të sëmurëve, problematikës së tyre.

Për meritat e tij në fushën e mjekësisë, zotit Adnan Këlliçi iu akordua urdhri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›