Tirane,plagoset 46 vjecarja
Nje grua 46 vjecare ka rene pre e nje atentati. Rudina Shametaj eshte plagosur ne kembe me arme zjarri dhe tashme gjendet ne spital. Persona te paidentifikuar kane qelluar ndaj saj mengjesin e se merkures, ndersa ajo gjendej ne nje prej trotuareve te rruges se Kavajes ne kryeqytet. 46 vjecarja po pyetet ne lidhje me ngjarjen, por policia ende nuk ka dale ne nje variant perfundimtar per plagosjen. Po keshtu, jane ne kerkim autoret, ose personi qe qelloi me pistolete mbi Rudina Shametajn. Nuk behet e ditur nese 46 vjecares i jane rrembyer sende me vlere, apo para ne momentin kur ndaj saj eshte kryer atentatit. Policia po heton dhe per kete piste qe eshte ajo e vjedhjes me dhune.