E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari për vjedhje me dhunë



Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje me dhunë u ekstradua ditën e djeshme nga Italia. Interpoli shqiptar, në bashkëpunim me policinë italiane kanë mundësuar ekstradimin e Përparim Sinës, banues në Durrës. Sina ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Durrësit kishte nxjerrë urdhrin e ndalimit të tij, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 177 të gjykatës, e cila e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur gati 9 vjet më parë në territorin e Portit Detar të Durrësit, ku Përparim Sina në bashkëpunim me Mariglen Bakian, i cili është arrestuar ditën e ngjarjes, i kanë vjedhur me dhunë sasinë prej 40.000 lekësh të reja shtetasit Erion Kallmeti, banor i fshatit Nikel të Krujës. Sina është shoqëruar në qelitë e burgut, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›