E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tito vdiq si mysliman i devotshëm

BEOGRAD - Lideri i dikurshëm jugosllav, Josif Broz Tito, vdiq si një mysliman i devotshëm, duke lexuar Kuranin. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta kroate "Journal", që citon myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiç në një intervistë që për herë të parë ka rrëfyer sekretin e tij më të madh.

Nga vdekja e Titos kanë kaluar gati tri dekada dhe vazhdimisht fabrikohen rrëfime tronditëse dhe të dyshimta të jetës së tij. Javorja serbe "Pressmagazin" ka nisur një investigim lidhur me jetën e Titos dhe sipas saj, është hedhur poshtë edhe ideja se Tito ishte mason.

Ndërkohë, në një emision të Radio Beogradit është gjetur regjistrimi ekskluziv i bisedës me ish-myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiç, të bërë dhjetë vjet më parë. Në incizim myftiu ka thënë se, Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kuranin në spitalin e Lubjanës! Seriozitetin e regjistrimit e ka konfirmuar edhe autori i intervistës me myftiun, i cili nuk ka dashur t'i përmendet emri.
(GSh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›