E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia mbjell sot 7.5 milione peme

SHKUP- Maqedonia do të mbjellë 7. 5 milionë pemë nën moton “të Rritemi së Bashku” . Pemët do të mbillen në 100 lokacione në kuadër të aksionit të pestë "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde!". Shoqata "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde!" organizon sot transport falas

Shoqata u bën thirrje të gjitë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë masovikisht të marrin pjesë në aksion dhe me mbjelljen e sa më shumë fidaneve të kontribuojnë për avancimin e mjedisit jetësor. Ata porosisin qytetarët të mos vonohen më shumë se dy orë në lokacionet. Në kuadër të një pjesëmarrjeje të madhe qeveria shpalli ditën e sotme, jo pune. Kjo do të zëvendësohet të shtunën më 17 prill.

Fidanet, sot do të mbjellin edhe presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, anëtarë të Qeverisë, deputetë, pjesëtarë të ARM-së, nxënës. Në katër aksionet e deritanishme janë mbjellur rreth tetë mijë hektarë me 20 milionë fidane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›