Trupat e 21 bebeve gjenden në një lumë të Kinës
BEIJING-Trupat e 21 bebeve janë gjetur në canta plastike teksa lundronin në lumin në lindje të Kinës, pikërisht në provincën Shandong . Autoritetet policore dyshojnë se bebet disa muajshe janë hedhur qëllimisht nga spitalet lokale në lumë.
Nga hetimet paraprake mësohet se 8 prej bebeve që u gjetën në canta pranë Kolegjit Mjekësor të Jining, spital i Shandong kishin të lidhura në këmbë e duar numrin e serisë ku është shënuar pesha, emri, kurse 13 të tjerët nuk janë identifikuar, pohon agjencia e lajmeve “People's Daily Web”
Ndërkohë u vërejt se 3 prej 8 bebeve të identifikuara janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Mediat u interesuan pranë spitalit të Jining por nuk morën asnjë përgjigje zyrtare.
Gjithsesi banorë të zonës nuk kanë hezituar të rrefejnë për mediat sesi gjetën cantat plastike me bebe brenda.
Ndërkohë autoritetet policore nuk kanë pranuar të prononcohen për hetimet e mëtejshme.
I vetmi polic që konfirmoi për se ngjarja është e vërtetë People's Daily Web” se ngjarja është e vërtetë nuk pranoi të japë emrin.
(d.b/BalkanWeb)