E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, kapen 90 kg droge do trafikohej ne Greqi

KORCE- Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ka zbuluar e sekuestruar 90 kg hashash që do të trafikohej në Greqi dhe ka vënë në pranga shoferin. Sipas policisë, në orën 22:05 të ditës së hënës, policë të shërbimit në doganë, identifikuan në shasinë e një automjet trailer me targa të Tiranës 67 72 F një sasi hashashi. Droga ishte paketuar në qeska celefoni njëkilogramëshe sejcila. Automjeti trailer po kryente proçedurat e kalimit kufitar, pasi do të shkonte në Greqi për të marrë fruta.

Pas verifikimeve të para, u konstatua se pasha e përgjithshme e bimës narkotike ishte 90 kilogram. Drejtuesit të mjetit, Todi Bozdo iu vunë prangat në kushtet e flagrancës. Drejtues të policisë së Korçës konfirmojnë se po hetohet dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë pistë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pas veprimeve proçeduriale në vendin e ngjarjes, shoferi u shoqërua në paraburgimin e Korçës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›