E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria: Ballkani ne BE brenda 2014? afati jo real

BUDAPEST- Ideja e Greqisë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE deri në vitin 2014 është joreale, por Hungaria është e gatshme ta ndihmojë procesin e eurointegrimit të rajonit, deklaroi shefi i diplomacisë hungareze Peter Ballash.

"Përcaktimi i vitit 2014 si afat për anëtarësim në BE është joreale, për shkak se çdo shtet individualisht duhet t'i përmbush kriteret për inkuadrim", theksoi Ballash pas takimit që zhvilloi mbrëmë në Budapest me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremic dhe zëvendësministrin grek Dimitris Drucas.

Sipas Ballash, procesi për inkuadrimin e Kroacisë në BE nuk mund të fillojë para vitit 2011, ndërsa për procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Serbisë "do të duhet të kalojnë edhe disa vite".

"Hungaria dëshiron që gjithë rajoni të bëjë avancim në inkuadrimin drejt BE-së dhe të zvogëlohen dallimet midis vendeve", potencoi Ballash.

Në Budapest sot do të mbahet takim zyrtar i Ballash, Jeremic, Drucas dhe ministrit kroat të Punëve të Jashtme Gordan Jandrokovic.
(mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›