Maqedonia mbjell sot 7.5 mln fidane
SHKUP- Maqedonia do të mbjellë 7. 5 milionë pemë nën moton “të Rritemi së Bashku” . Pemët do të mbillen në 100 lokacione në kuadër të aksionit të pestë "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde!". Shoqata "Dita e drurit - mbille ardhmërinë tënde!" organizon sot transport falas
Shoqata u bën thirrje të gjitë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë masovikisht të marrin pjesë në aksion dhe me mbjelljen e sa më shumë fidaneve të kontribuojnë për avancimin e mjedisit jetësor. Ata porosisin qytetarët të mos vonohen më shumë se dy orë në lokacionet. Në kuadër të një pjesëmarrjeje të madhe qeveria shpalli ditën e sotme jo punë. Kjo do të zëvendësohet të shtunën më 17 prill.
Fidane sot do të mbjellin edhe presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, anëtarë të Qeverisë, deputetë, pjesëtarë të ARM-së, nxënës. Në katër aksionet e deritanishme janë mbjellur rreth tetë mijë hektarë me 20 milionë fidane.
(s.g/Balkanweb)