Sejdiu: “Misioni i OKB-së të largohet deri në vjeshtë”
UNMIK, Prishtina e Beogradi marrin letrën e Ban Ki Munit. Thaçi: “Pas 15 qershorit, misionet ndërkombëtare rol këshill-dhënës”
Autoritetet kosovare duhet të marrin përgjegjësitë e plota mbi shtetin e ri dhe për këtë misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të largohet deri në fillim të vjeshtës. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. “Kombet e Bashkuara nuk do të kenë dhe nuk duhet të mbesin në rolin aktual. Kjo periudhë është tejkaluar”, - u shpreh presidenti Sejdiu, i cili me këtë rast nxiti OKB-në dhe BE-në që të dalin me “një zë të vetëm” dhe të shmangin vendosjen e misioneve të ndara për t’u marrë me pakicën serbe. “Çfarëdo mungese e marrëveshjes do të ketë pasoja. Kjo do të zgjaste edhe më shumë mungesën e qartësisë dhe dualitetin e autoritetit”,-tha Sejdiu. Presidenti është njohur gjatë ditës së djeshme me letrën e dërguar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Agjencitë e lajmeve kanë bërë të ditur se në këtë letër Ban Ki Mun ka sugjeruar që prezenca e UNMIK-ut në Kosovë do të jetë simbolike pas 15 qershorit ditë kur hyn në fuqi Kushtetuta e re e Kosovës.
Të njëjtën letër kanë marrë edhe autoritetet e Serbisë për t’u njohur me këtë rikonfigurim të misionit të OKB-së. Gjuha e përdorur në letër është interpretuar si dritë e gjelbër për vendosjen e misionit EULEX-në Kosovë dhe bashkëjetesën mes dy misioneve ndërkombëtare. Zëdhënësi i OKB-së Brendon Varma citohet të ketë thënë se detajet do të njoftohen shpejt për qëndrimin e OKB-së. “Prezenca simbolike do të thotë që shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të bllokojnë në të ardhmen marrëveshjet multilaterale mes BE-së dhe Kosovës përderisa do të ketë një aneks, i cili i referohet Rezolutës 1244”,-thonë burimet nga Nju Jorku. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një interviste është shprehur se Kosova është duke përmbyllur fazën e funksionalizimit të shtetit dhe prezenca civile ndërkombëtare pas 15 qershorit do të ketë vetëm rol këshillëdhënës. Kryeministri Thaçi i ka shprehur mirënjohje OKB-së, për punën 9-vjeçare në Kosovë. “Pas datës 15 qershor do të ndodhë rikonfigurimi aktiv ndërkombëtar. Kjo nënkupton mbështetje, përkrahje, partneritet të ngushtë me praninë e re civile ndërkombëtare me institucionet legjitime të vendit. Por kjo prani e re do të jetë ndihmesë për të ndërtuar realitetin e plotë të pavarësisë së Kosovës, të funksionimit të institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare në tërë territorin e Kosovës, - tha kryeministri Thaçi.
12 Qershor 2008