Vangjush Dako: “Sezoni, vetëm 3 hotele janë të licencuara”
Kryetari i Bashkisë së Durrësit flet për masat e marra për turizmin. Masat e marra për mjedisin, çmimet, investimet dhe aktivitetet kulturore
Në Durrës janë 47 hotele që ushtrojnë aktivitetin, por vetëm 3 prej tyre janë të licencuara. Kjo shifër është dhënë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetën, flet për masat e marra gjatë sezonit turistik. Ai shprehet se 2008-a do të shënojë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave që do të vilen nga industria e turizmit. Por ai pohon se shpresat kanë mbetur te qeverisja qendrore nëse këtë verë pushuesit do të kenë furnizim për 24 orë me ujë dhe drita. Sipas Dakos, problemi më i madh është licencimi i operatorëve privatë në fushën e turizmit, ku shumë hotele apo agjenci turistike ushtrojnë ende aktivitet informal.
Çfarë investimesh po bëhen në sektorët publikë, në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri turistik?
Turizmi mbetet prioriteti i Bashkisë sonë dhe promotori i zhvillimit ekonomik, ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij sektori kaq të rëndësishëm jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Ne si bashki jemi angazhuar që të kemi një sezon turistik të suksesshëm, sa më pranë kërkesave të turistëve të shumtë që pritet të vizitojnë qytetin tonë këtë verë. Si prioritet për këtë vit është forcimi i shërbimit të pastrimit nën moton “Së bashku drejt një ambienti më të mirë”. Për këtë po punohet intensivisht në drejtim të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, shtimin e gjelbërimit rrugor, rikonstruksionin e lulishteve dhe shtimin e sipërfaqeve me bimë sezonale. Kemi marrë masa që gjatë sezonit të forcojmë shërbimet e transportit, duke shtuar kapacitetet transportuese dhe duke shtuar linjat e reja urbane. Në lidhje me investimet afatgjata, jemi në proces të studim projektim për dy sheshe, siç është ai përpara portit në hyrje të shëtitores bregdetare dhe sheshi “Liria”. Po kështu, kemi në projekt zbatimi të zonës bregdetare, që fillon nga sheshi përpara portit e vazhdon deri në zonën e Currilave.
Cilat janë kapacitetet dhe resurset turistike në qytetin tuaj? Sa operatorë turistikë janë të licencuar në qytetin tuaj?
Durrësi hyn sot në një epokë të re të zhvillimit turistik. Gjatë këtij sezoni, pushuesve vendas dhe atyre të huaj nuk u ofrojmë vetëm detin. Durrësi këtë vit do të shpalosë kulturën dhe vlerat historike të një prej qyteteve më antike të Europës me më shumë se 3000 vjet histori. Turizmi është një industri me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Durrësit. Me mbi 700 000 vizitorë ai gjeneron të ardhura dhe nga industri të tjera si agro-industria, transporti, ndërtimi etj. Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit për turizmin masiv dhe atë elitar. Përveç turizmit të banjave diellore, Durrësi ofron turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet. Ne ofrojmë vlerat kulturore e historike, që i bashkohen vlerave më të mira të mikpritjes të qytetarisë durrsake. Ky realitet që ofron qyteti ynë është bërë prezent në Perëndim nëpërmjet agjencive të ndryshme turistike që e kanë futur Durrësin në programet e tyre si dhe në itineraret e kroçerave. Për herë të parë Bashkia ka akorduar në buxhetin e saj këtë vit një fond prej 10 milionë lekësh vetëm për turizmin, në mënyrë që ky sektor të ketë një hov cilësor në zhvillimin e tij. Krahas objekteve të shumta arkeologjike si amfiteatri, torra veneciane, muzeu arkeologjik, muri i kalasë, rotonda etj., qyteti i Durrësit ofron dhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore me rëndësi për t’u vizituar. Në tërësi qyteti i Durrësit përbën një ansambël shumë të rëndësishëm historik dhe kulturor të Shqipërisë. Sa për operatorët turistikë në territorin që është nën juridiksionin e Bashkisë së Durrësit, ushtrojnë aktivitetin 47 hotele, me kapacitet prej 1031 dhomash dhe 2104 shtretër, nga të cilët vetëm 3 janë licencuar nga MTKRS-ja, ndërsa agjenci turistike dhe udhëtimi janë 30 dhe vetëm tre prej tyre janë të licencuara. Duhet të theksoj se licencimi ose jo i tyre nuk varet nga Bashkia, por nga pushteti qendror.
A do të kenë këtë vit pushuesit 24 orë ujë dhe drita? Çfarë masash po merren për pastrimin e bregdetit?
Shpresojmë që pushuesit të kenë 24 orë në ditë ujë dhe drita, por duhet theksuar që kjo nuk është në dorë të Bashkisë, por të pushtetit qendror, nga i cili varen KESH-i dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit. Sa për pastrimin e rërës, janë marrë të gjitha masat e duhura. Dy ndërmarrjet në varësi të Bashkisë: Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale në plazh dhe ajo e Gjelbërim Pastrimit në Durrës, punojnë në mënyrë të përhershme me pastrimin e bregut të detit nga leshterikët, krehjen dhe pastrimin e rërës, plugimin, frezimin dhe dezinfektimin e rërës. Gjithashtu me anën e këtyre ndërmarrjeve kemi realizuar vendosjen e koshave plastikë gjatë gjithë bregdetit për hedhjen e mbeturinave, vendosjen e vendqëndrimeve të rojeve bregdetare si dhe vendosjen e dusheve dhe tualeteve. Dua të theksoj këtu se uji i detit në Durrës nga matjet e sapo bëra është ekologjikisht i pastër, pasi rezultoi me ndotje deri në 60 komponentë, ndërkohë që sasia e lejuar e ndotjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është deri në 200 komponentë. Pra uji i detit në Durrës është i pastër e po kështu edhe rëra.
A keni planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive për pushuesit gjatë muajve të verës?
Janë planifikuar një numër shumë i madh aktivitetesh kulturore dhe sportive këtë sezon turistik. Do të organizohen aktivitete, si: teatri i rrugës, panair libri, nata e gushtit, koncerte dhe shumë aktivitete të tjera do të zhvillohen në vende të ndryshme të qytetit, me qëllim që të shkojnë aktivitetet tek qytetari dhe jo qytetari tek ato. Në Durrës do të zhvillohen këtë verë disa evenimente kulturore të rëndësishme si Festivali i Filmit, “Events Durrës”, Festivali i Rrokut, Maratona e Këngës Popullore. Gjithashtu arti modern do të shfaqet përmes videoprojektorëve në vendet ku grupet e turistëve do të jenë më të mëdha. Po kështu, do të organizojmë një numër të madh aktivitetesh sportive si dhe do të fokusohemi te sportet e ujit, siç do të jenë gara kanotazhi, lojërat pa kufi etj. Një projekt i rëndësishëm të cilin ne e kemi paraqitur në MTKRS është edhe rikualifikimi i siteve arkeologjike në mënyrë që t’i bëjmë ato të vizitueshme dhe të hapura për të gjithë njerëzit, siç është rikualifikimi dhe ndriçimi i mureve të kalasë, torrës veneciane, i amfiteatrit etj. Jemi ende në pritje të një përgjigjeje nga ana e Ministrisë dhe shpresojmë që ajo të vijë shpejt sepse ky projekt i shërben shumë turizmit arkeologjik në qytetin tonë.
A ka qyteti juaj një guidë për turistët shqiptarë dhe të huaj?
Është çelur, në bashkëpunim me privatët, zyra e informacionit turistik në shëtitoren bregdetare ku do të ketë guida turistike, harta për turistët si dhe fletëpalosje të shumta që informojnë pushuesit për të gjitha objektet e vizitueshme dhe për çdo resurs tjetër turistik që ka Durrësi. Guida turistike dhe të gjitha materialet e tjera janë pothuajse gati dhe këto ditë do të jenë në qarkullim. Së shpejti do të dalë në qarkullim edhe një guidë arkeologjike për monumentet e Durrësit, të cilën Bashkia po e përgatit sipas një projekti të përbashkët me USAID-EDEM. Po kështu informacioni i plotë do të jetë në faqen e internetit ëëë.visitdurres.com, ku gjendet gjithçka mbi historikun e Durrësit, monumentet, plazhet, numrin e shtretërve, numra të vlefshëm, mënyra për të ardhur në Durrës, të gjitha aktivitetet kulturore sportive të sezonit e çdo lloj informacioni për qytetin tonë. Po kështu, ka përfunduar spoti televiziv, i cili do të transmetohet nga televizionet kryesore në Shqipëri, Kosovë, por edhe me satelit kudo në botë. Është hera e parë që një qytet bën një spot turistik me moton “Durrës, aromë deti”, i cili do të ndikojë në rritjen e interesit për qytetin tonë nga të huajt.
Sa kanë qenë të ardhurat e siguruara gjatë vitit 2007 nga turizmi? Sa parashikohet që të jenë të ardhurat për vitin 2008? Sa për qind të buxhetit të Bashkisë zënë të ardhurat nga turizmi?
Bashkia përfiton disa taksa, si ajo e fjetjes në hotel, që është 5% e çmimit, taksa e plazheve private, ajo e transportit publik etj. Në lidhje me taksat e fjetjes të ardhurat në vitin 2007 kanë qenë 1 943 000 lekë, ndërkohë që për vitin 2008 parashikohet të shtohen deri në 2 500 000 lekë; pra kemi një shtim prej më shumë se 28% kundrejt vitit të kaluar. Të ardhurat nga plazhet private edhe këtë vit do të mbeten të njëjta me ato të vitit të kaluar dhe do të jenë 11 000 000 lekë. Ndërkohë që të ardhurat nga taksa e transportit publik do të rriten me rreth 40%. Për vitin 2007 këto të ardhura kanë qenë 3 428 000, ndërsa për këtë vit parashikohen në 4 800 000.
Mendoni se çmimet që do të ofrojnë resurset turistike do të jenë të konkurrueshme krahasuar me qytetet e tjera? Po me vendet e rajonit?
Resurset e shumta turistike të Durrësit vizitohen çdo vit nga një numër shumë i madh pushuesish vendas dhe turistë të huaj. Nga aq sa kemi dijeni, këto çmime janë të përballueshme dhe natyrisht konkurruese me qytetet e tjera bregdetare turistike të vendit tonë, dhe nuk janë më të larta, por në shërbime të ndryshme ato janë akoma më të ulëta. Edhe me vendet e rajonit nuk ka diferenca të mëdha në lidhje me këto çmime, por ajo që duhet të bëjmë ne si bashki është përmirësimi i infrastrukturës në vazhdimësi, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më komode për këta pushues.
A ka investime të reja të kryera nga sektori privat në fushën e turizmit për këtë sezon?
Sektori privat vazhdon të zgjerohet në funksion të shtimit të turistëve nga viti në vit. Është një hotel i ri me kapacitete akomoduese të normave të larta, që përurohet këtë vit në zonën e shëtitores bregdetare në qytet, po kështu ka shumë hotele dhe restorante që ofrojnë kushte bashkëkohore dhe tepër komforte për një pushim mjaft të kënaqshëm në plazhin e Durrësit. Siç e thashë, sektori privat është një partner i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe ky sektor është në zhvillim të pandërprerë. Natyrisht, zhvillimi i këtij sektori sjell edhe efektet e veta pozitive në fushën e turizmit, krahas investimeve që kryen Bashkia e Durrësit.
Intervistoi: Albert Gjoka
STATISTIKA
Mbi 700 000 është numri i vizitorëve dhe pushuesve
10 milionë lekë është fondi i dhënë nga bashkia
47 hotele, me 1031 dhoma, 2104 shtretër,
3 hotele të licencuara
30 agjenci turistike dhe udhëtimi
3 prej tyre janë të licencuara.
TË ARDHURAT PËR 2008-n
2500 000 lekë nga taksat e fjetjes
11 000 000 lekë nga plazhet private
4 800 000 lekë nga taksa e transportit
PLANI I AKTIVITETEVE
1- Aktivitete kulturore: teatri i rrugës, panair libri, nata e gushtit
2- Festivali i Filmit, “Events Durrës”, Festivali i Rrokut, Maratona e Këngës Popullore.
3- Aktivitete sportive si sportet e ujit; gara kanotazhi, lojërat pa kufi etj.
4- Hapja e siteve arkeologjike që të bëhen të vizituara nga turistët
Në numrin e ardhëm do të lexoni
Viktor Tusha: “Pse duhet të zgjidhni Lezhën për të kaluar pushimet”
Flet për “Albania” kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tusha
Investimet në shërbimet publike, uji, dritat dhe çmimet që ofrohen..
Kalendari i aktiviteteve të Bashkisë që do të organizohen për argëtimin e pushuesve.
Për më shumë, na ndiqni nesër
12 Qershor 2008