Konfindustria mbledh në Tiranë industritë më të fuqishme
29/04/2009 Hapet panairi ndërkombëtar i teknologjisë dhe cilësisë 2009
Konfindustria organizon në Tiranë panairin e teknologjisë e cilësisë duke arritur të mbledhë në vendin tonë firmat nga më të njohura në BE. “Konfindustria njofton se në datën 29 prill ora 18.00 në Pallatin e Kongreseve bëhet ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të “Teknologjisë&Cilësisë 2009”, duke mbledhur në Tiranë për herë të parë në këtë numër industritë më të fuqishme evropiane të energjetikës dhe infrastrukturës. Prania e kompanive të tilla gjigante si “Verbund”, “Bechetti”, “Enel”, “CEZ”, “Monkada”, “EVN”, “CAE2, “Andrix”, etj. së bashku me kontratat e financuara të projekteve energjetike në Shqipëri të kompanive në fjalë prej më shumë se 5 miliardë euro e kanë shndërruar Panairin e Konfindustrisë në panairin më të madh të industrive energjetike për rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2009. Organizimi i një panairi të përmasave të tilla është shenjë optimizmi për ekonominë shqiptare dhe ka vlerë të veçantë, nëse vlerësojmë, se kryhet në kushtet e krizës globale financiare, mungesës masive të likuiditetit dhe tregjeve të varfëruara botërore”, thuhet në një deklaratë për mediat. Panairi Ndërkombëtar i “Teknologjisë&Cilësisë 2009” është ngjarje e jashtëzakonshme, nëse shikon teknologjinë moderne, cilësinë e lartë të projekteve, efektet e automatikës dhe know how i nivelit të lartë, të shpalosura për herë të parë në Shqipëri dhe rajon nga kompanitë pjesëmarrëse, që përbëjnë spektakël të vërtetë jo vetëm industrial/teknologjik, por edhe me vlera të vërteta artistike moderne. Ndërkohë, projektet e parashikuara të investimeve në Shqipëri dhe rajon në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës, që shfaqen në panair janë një mundësi e shkëlqyer e kompanive shqiptare për të përfituar si nënkontraktorë në prodhime dhe procese punë të ndryshme të nevojshme për fazat e zbatimit të projekteve. Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, pikërisht me qëllim të përfitimit si nënkontraktorë nga financimet e siguruara të projekteve të energjetikës në Shqipëri në panair janë të pranishëm edhe një numër i madh kompanish të fushave të ndërtimit, të teknologjisë së lartë, të pajisjeve energjetike, të shërbimeve, etj. nga vendet e rajonit si Italia, Turqia, Kroacia, etj.
Në panair do të ketë gjithashtu edhe shfaqje të plotë të teknologjisë dhe organizimit të industrive ricikluese nga Austria si një prej vendeve më ekologjike të Evropës, si kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Panairi do të jetë i hapur nga datat 29 prill deri në 2 maj 2009. Gjithashtu, në datën 1 maj do të zhvillohet Forumi i Konfindustrisë 2009 me emërtimin “Shqipëria si Fuqi Energjetike”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të kompanive më të rëndësishme evropiane të energjetikës, biznesit shqiptar dhe përfaqësues të lartë të politikës, botës akademike/universitare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, etj.