Titujt e pronësisë, si verifikohen
BLEDAR HOTIQeveria miraton dy udhëzime të posaçme për mënyrën e verifikimit të titujve të pronësisë. Në këto dy vendime janë përcaktuar udhëzimet për mënyrën e verifikimit apo të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokat bujqësore të ish NB-re dhe të zonës së zhvillimit, me përparësi turizmin. Mbi bazën e këtyre vendimeve, komisioni jep të drejtën e kontrollit të titujve, si për zonat me përparësi turizmin, ashtu dhe për zonat e tjera. "Komisioni vendor i verifikimit të titujve të pronësisë, me nismën e vet, ushtron kontrolle të drejtpërdrejta e të plota mbi veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve, në procesin e ndarjes së tokës bujqësore, për: a)sipërfaqet e tokave të Ish Ndërmarrjeve Bujqësore; b) sipërfaqet në zonat e zhvillimit me përparësi turizmin, të përcaktuara në ligjin nr. 7665, datë 21.1.1993, "Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin", të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tij", thuhet në pikën dy, të këtij udhëzimi. Komisioni vendor kur konstaton se aktet janë krijuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4, të ligjit "Për verifikimin e titujve të pronësisë", atëherë, me vendim deklaron vlefshmërinë ligjore të krijimit të këtyre akteve dhe përgatit, për këtë, dokumentin e ri për rikonfirmim, sipas modelit të paraqitur në lidhjen "B", që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Komisioni vendor mban një regjistër të veçantë, për regjistrimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, të rikonfirmuara, kopertina e të cilit përgatitet sipas modelit të paraqitur në lidhjen "C", që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, ndërsa fletët kanë përmbajtjen sipas modelit të paraqitur në lidhjen "D", që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Ndërsa aktet që janë krijuar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 e 4, të ligjit, KV-ja vendos për pavlefshmërinë ligjore të titullit të pronësisë dhe i drejtohet gjykatës me kërkesë për deklarimin e pavlefshmërisë së aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, shfuqizimin e tij dhe kthimin e pronës në pronësi të shtetit, në përputhje me nenet 9 e 10, të ligjit të sipërpërmendur. Komisioni vendor është i detyruar që për të gjitha aktet e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, për të cilat vendos plotësimin e tyre, të mbajë një regjistër të veçantë. Në kopertinën e këtij regjistri vihet titulli "Regjistër i vendimeve për plotësimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi", ndërsa në faqet e këtij regjistri duhet të regjistrohen të dhënat e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, i cili po plotësohet, të dhënat e vendimit për plotësimin e aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si dhe dispozitivi i tij. Ndërsa i jepet e drejta për të bërë kallëzim penal në rast se konstatohet se ka shkelje ligjore.udhezimi i qeveriseKomisioni vendor i verifikimit të titujve të pronësisë, me nismën e vet, ushtron kontrolle të drejtpërdrejta e të plota mbi veprimtarinë dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokës të të gjitha niveleve në procesin e ndarjes së tokës bujqësore, për: a) sipërfaqet e tokave të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore; b)sipërfaqet në zonat e zhvillimit me përparësi turizmin, të përcaktuara në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993, "Për zhvillimin e zonave, që kanë përparësi turizmin", të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tij.Kur, pas verifikimit apo shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, rezulton se:aktet janë krijuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 2, 3 dhe 4, të ligjit deklaron vlefshmërinë ligjore.Komisioni vendor mban një regjistër të veçantë, për regjistrimin e akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi.Kur konstatohet shkelje shfuqizohet vendimi i titullit të pronësisë, komisioni ka të drejtën të bëjë edhe kallëzim penal ndaj abuzuesve të ligjit.