E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric, objektiv kryesor i Man Utd-it

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për transferim gjatë afatit kalimtar të verës, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.

Por, për transferimin e yllit kroat thuhet se nevojiten rreth 50 milionë funte. Djajtë e Kuq, e konsiderojnë Modricin si zëvendësues afatgjatë për Paul Scholesin i cili u kthye nga pensioni dy javë më parë për të ndihmuar gjigantin nga Old Trafford gjatë krizës me futbollistë të lënduar përfshirë Tom Cleverly dhe Darren Fletcher.

Ai pritet të luajë deri në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›