E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër mundësi për në fakultete, nis sot plotësimi i formularit A3

Tiranë- Të gjithë ata maturantë që aplikuan për shkollën e lartë, por nuk e fituan atë, do të kenë edhe një mundësi tjetër.

Sipas Ministrisë së Arsimit nga sot nis plotësimi i formularit A3, i cili do të plotësohet online, ndërsa afati përfundimtar do të jetë deri në datën 2 nëntor.

Vetë ky institucion deklaron se kjo nismë ka ardhur pasi kanë mbetur rreth 7 mijë kuota bosh në të gjithë universitetet e vendit.

Ky formular mund të plotësohet edhe nga ata nxënës që kanë fituar provimet e Maturës Shtetërore në vjeshtë, por edhe ata që i kanë kryer studimet jashtë vendit. Gjithashtu të drejtë do të kenë edhe ata persona që konkuruan me formularin A2 dhe që duan të studiojnë në një degë tjetër. Ndërsa regjistrimet do të mbyllen në datën 13 nëntor dhe më pas do të shpallen edhe fituesit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›