E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetër operacion antidrogë në Itali, kapen gjashtë shqiptarë

11/05/2005  Një tjetër operacion antidrogë është kryer në orët e para të së martës nga policia italiane në qytetin e Venecias. Sipas mediave italiane, që citonin burime zyrtare të policisë vendëse, është goditur një organizatë e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Në pranga të policisë kanë rënë tetë persona, gjashtë prej të cilëve kanë qenë shqiptarë. Ndërsa dy anëtarët e tjerë kanë qenë një rumune dhe një kilian. Operacioni i policisë, sipas mediave italiane, ka zgjatur disa orë dhe është ushtruar kontroll në 20 banesa të ndryshme në Venecia. Sipas policisë italiane, kjo organizatë ka trafikuar dhe tregtuar kryesisht heroinë, të cilën e transportonin nga Holanda drejt Italisë, ku më pas e shisnin në qytetet veriore të vendit. Policia italiane ka bërë të ditur për mediat vendëse se kishte rreth 17 muaj që hetonte ndaj këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Gjatë kësaj periudhe hetimi, policia italiane ka sekuestruar gjashtë kilogramë kokainë të trafikuar nga kjo organizatë kriminale. Por, policia italiane nuk ka bërë të ditur emrat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›