E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër vendim i gjykatës pro “TemA”-s, urdhërohet Përmbarimi të veprojë

Nga Tema

Gjykata e Tiranës ka lëshuar dje një tjetër vendim në favor të gazetës “TemA”, duke i kërkuar shërbimit të Përmbarimit që të ekzekutojë vendimin e lëshuar nga kjo gjykatë që më datë 6 janar. Vendimi që po botohet sot i plotë kërkon zbatimin e një vendimi që u shpërfill nga policia, e cila mbërriti në ambientet e gazetës “TemA” pa asnjë urdhër apo shkresë, por zaptoi hyrjen e saj. Në konfliktin që ka nisur kryeministri, Sali Berisha, me gazetën “TemA”, gjykata, urdhrat e së cilës janë ekzekutivë, kërkoi që askush të mos cenojë punën e gazetës, derisa të përfundojë gjyqi. Por, edhe pse vendimi i ishte dërguar Ministrisë së Ekonomisë, e cila prishi në mënyrë të njëanshme kontratën, kjo e fundit paturpësisht e mohoi një gjë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›