E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 3 mars, Kombëtarja miqësore me Irlandën e Veriut

TIRANE- Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Irlandën e Veriut në datën e lënë të lirë nga FIFA, më 3 mars. Lajmi është konfirmuar të premten nga zyra për shtyp e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të luhet në Tiranë dhe jo në Belfast. Në fakt, FSHF kishte kërkuar disa skuadra për të luajtur për këtë datë, si Rusia apo Turqia, megjithatë irlandezo-veriorët ishin ata që iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Për momentin kombëtarja e këtij vendi ndodhet në vendin e 40-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s dhe ka një rritje të dukshme në futboll. Trajner i saj është Najxhell Uorthington, ndërsa kapiten Aron Hjuxhs. Ndeshja me Irlandën e Veriut mund të anulohet në rast se në shortin e 7 shkurtit për Euro 2012, Shqipëria do të bjerë në një grup me të.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›