E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon METE: Rama të pranojë debatin publik

TIRANE- Ministri i Energjetikës Dritan Prifti i ripërsërit kreut të PS ftesën për debat publik. Në një reagim të sotëm vetëm pak minuta pas konferencës ku kryetari i PS akuzoi ministrin Prifti si shkaktar të përmbytjeve në veriperëndim të vendit. Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, përmes një njoftimi i quajti shpifje deklaratat e tij. Sipas kësaj ministrie pavarësisht deklaratës së kreut të energjetikës për përballje me dokumenta dhe prova për menaxhimin e kaskadës dhe zbatimin e ligjeve, Rama vazhdon monologun duke shmangur debatin dhe transparencën. I bëjmë edhe njëherë thirrje publike z. Rama të pranojë përballjen profesioniste në një studio televizive për ti treguar të gjithë shqiptarëve kush është e vërteta, kush punon dhe kush shpif. “Burracakët bëjnë monolog, profesionistët bëjnë debat publik dhe transparencë”- përfundon reagimi i kësaj ministrie.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›