Tmerr në Gjirokastër, shembet pallati, tre nën rrënoja, 5 të plagosur
Tre persona rezultojnë të humbur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur pas shembjes së një pallati 5-katësh në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 11:45 në lagjen “11 Janari” të qytetit jugor. Dëshmitarë okularë thanë se pallati kishte kohë që kishte pësuar dëmtime për shkak të punimeve që kryheshin për ndërtimin e një pallati të ri aty pranë. Mjaft njerëz që kanë qenë pranë ndërtesës janë terrorizuar nga shembja e cila ndodhi rreth mesditës, kur ndërtesa ka filluar të bjerë pjesë-pjesë. Fatmirësisht, deri tani nuk ka asnjë të vdekur dhe ende ka shpresa që tre personat që ndodhen nën rrënoja të jenë ngjallë dhe të nxirren prej andej shëndoshë e mirë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikëset. Është dhënë ndihma e parë ndaj të plagosurve, duke i shoqëruar ata në spital. Gjithashtu, janë larguar edhe banorët e tjerë të zonës. Sipas Alfred Ollit, shef i Emergjencave Civile, banorët e pallateve rreth e rrotull janë evakuuar për të evituar ndonjë problem të mundshëm në zonë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilat kanë filluar nga puna për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja. Nga gërmadhat janë nxjerrë 15 të plagosur. Pesë prej tyre janë shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës, pasi kishin pësuar fraktura dhe dëmtime të tjera, si pasojë e këtij aksidenti. Për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të policisë, në qytetin jugor kanë udhëtuar nga Tirana edhe forcat speciale. Për shkak të rrezikut të shembjes së pjesës tjetër të ndërtesës, rreth orës 13:00 janë pezulluar përkohësisht kërkimet, për të vazhduar më pas, pas ardhjes së aparaturave speciale. Sipas policisë, të humbur rezultojnë tre persona. Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekip nga Janina prej shtatë vetash për të ndihmuar në gjetjen e personave të humbur. Kërkimet vazhduan edhe gjatë natës.
Kronologjia
19:00
Janë lokalizuar personat e mbetur nën rrënoja. Prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, ka bërë të ditur se është lokalizuar vendi ku ndodhen të humburit pas shembjes së pallatit.
18:50
Ka shkuar në 12 numri i të shoqëruarve në polici, të akuzuar si shkaktarë të tragjedisë së ndodhur në Gjirokastër.
Ora17:30
Pas tragjedisë së ndodhur në Gjirokastër, mësohet se në polici janë shoqëruar 9 persona, shtatë prej të cilëve janë inxhinierë dhe projektues të firmës që ka ndërtuar pallatin.
Ora 16:50
Nën rrënoja vazhdojnë të jenë të bllokuar Mira dhe Anxhela Dajlani dhe një grua tjetër 52-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Ora 15:54
Kanë mbërritur në vendngjarje makineritë të cilat do të kërkojnë nën rrënoja për tre personat që mendohet të kanë ngelur pas shembjes së pallatit në Gjirokastër. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu specialistë nga Janina të cilët kanë me vete edhe një qen kufiri, për të lokalizuar sa më shpejt vendndodhjen e njerëzve.
15.30
Kërkimet për tre personat kanë rifilluar pas një ore pezullimi. Kjo, pasi një gabim i bërë mund të çojë në rrëzimin e pjesës tjetër të pallatit, i cili ishte lëkundur pas ndërhyrjes së makinerive.
Ora 15:00
Drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Nikolla Zhulla, ka konfirmuar se në spital ndodhet aktualisht vetëm një grua 50-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, janë trajtuar edhe katër persona të tjerë për plagosje të lehta.
Ora: 14:30
Policia ka shoqëruar drejtuesit e punimeve të firmës “Arti sh.p.k”, të cilët po punonin për ndërtimin e pallatit. Njëri prej tyre është ndaluar në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ora 14:00
Rreth orës 14:00 në vendngjarje ka mbërritur Kryeministri Berisha. Pranë pallatit të shembur për të ndjekur nga afër operacionin e kërkimit mbërriti edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone. Prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Alfred Olli, zyrtarë të tjerë të lartë, si dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli.
Ora 14:00
Ministria e Brendshme konfirmoi se deri në orën 14:00 është bërë i mundur evakuimi i 15 banorëve, 4 prej të cilëve janë hequr nga rrënojat. Në një konferencë për shtyp, posaçërisht për këtë ngjarje të rëndë, zëdhënësi i kësaj ministrie, Fatmir Konja, konfirmoi se nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, në lagjen “11 Janari”, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit.
Ora 13:50
Spitali i Gjirokastrës është vënë në gatishmëri. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ndodhet në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër. Rezerva gjaku kanë mbërritur në spitalin e Gjirokastrës nga Tepelena dhe Përmeti, si dhe me ndihmën e helikopterit kanë mbërritur në Gjirokastër nga Tirana dhe personel i specializuar. Dhjetë ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ora 13: 30
Një ekip shpëtimi prej 7 personash është nisur nga Janina në drejtim të Gjirokastrës për t’iu bashkuar ekipit të shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodhen nën rrënoja.
13:20
Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Genc Mullai, konfirmoi se 10 persona janë evakuuar nga pjesa e pallatit e cila nuk është shembur. Nga shembja është bllokuar edhe hyrja e pallatit dhe ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur evakuimin e tyre nga dritarja. Nga të evokuarit 2 persona janë lënduar lehtë, por jashtë rrezikut për jetën.
Ora 13:00
Ekipet e shpëtimit kanë pezulluar për momentin operacionin e shpëtim-kërkimit nën rrënojat e pallatit, pasi rrezikohet të shembet dhe pjesa e pallatit, e cila ka mbetur në këmbë. Sipas dëshmive nga vendngjarja, në këtë pjesë të pallatit ndihen lëkundje sapo fillohet të lëvizin rrënojat.
12:50
Ekipet e shpëtimit thonë se dëgjojnë zëra njerëzish poshtë rrënojave. Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat 11 persona, ndërsa 9 persona rezultojnë të humbur. Policia ka evakuuar banorët përreth pallatit, ndërkohë forca speciale nga Tirana janë nisur në drejtim të Gjirokastrës
12:40
Në pallatin e shembur mendohet se banonin 20 familje dhe nën rrënojat e pallatit mund të ketë edhe persona të tjerë. Të dhënat e para të policisë, të cilat bazohen në dëshmitë e banorëve të pallatit të rrëzuar, flasin për 5 persona që i mungojnë apelit të familjarëve dhe dyshohet se mund të jenë nën rrënojat e pallatit. Mes “të humburve” është dhe një vajzë 8-vjeçare, një e moshuar, një nënë me fëmijën e saj dhe një çift bashkëshortësh.
12:10
Forca të policisë së Gjirokastrës, forcat zjarrfikëse dhe ambulancat ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e shpejtë. Deri tani nga rrënojat janë nxjerrë 10 banorë, mes tyre një grua, një fëmijë 5-vjeçar dhe babë e bir. Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spitalin e Gjirokastrës ku po u jepet dhe ndihma e shpejtë.
Ora 11:45
Shembet një pallat 5-katësh i ndërtuar pas viteve ‘90 në lagjen “11 Janari” në qytetin e Gjirokastrës.