Tmerrohen banorët, "të fortët" e Bathores zbrazin automatikët
Tmerri ka pushtuar shumë
banorë të Bathores, pasi
dy persona kanë dalë me
një pushkë, duke qëlluar
në drejtime të ndryshme, por
fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Ngjarja alarmuese ka ndodhur
mesnatën e djeshme, kur
Adriatik Duraku dhe Afiz Doçi
kishin dalë në rrugën kryesore të
lagjes Nr. 3 të Bathores në Tiranë,
pranë një lokali skedinash sportive.
Sipas të dhënave të mbledhura
nga policia, krismat janë
dëgjuar rreth orës 01.00 të
mëngjesit. Nga ndjekja e bërë
prej forcave të Komisariatit NR. 5,
në kryqëzimin e rrugës nacionale
Tiranë-Kamzë, me ish-Radiostacionin,
u bë kapja e njërit prej autorëve,
i cili rezulton të jetë Afiz
Doçi. Ai ka tentuar të largohet, kur
ka vënë re policinë, por është
neutralizuar shumë shpejt dhe
është dërguar në qeli. Ndërkohë,
pas arrestimit të Doçit, policia ka
mundur të identifikojë edhe personin
tjetër, i cili rezulton të jetë
Adriatik Duraku. Sipas të dhënave
hetimore, Duraku ka
hedhur armën në trotuar pranë
banesës së Mustaf Muratit dhe
është larguar në drejtim të paditur.
Policia, e cila bëri gjithë krehjen
e zonës, kreu veprimet procedurale
dhe në cilësinë e provës
materiale u gjet dhe sekuestrua
një pushkë gjysmë automatike,
një krehër fishekësh dhe disa
gëzhoja. Grupi hetimor shpjegoi
se po punohet për kapjen e Durakut,
ndërkohë që materialet i
kaluan prokurorisë për "mbajtje
pa leje të armëve dhe municioneve
luftarake" dhe "prishje të rendit
e qetësisë publike".
banorë të Bathores, pasi
dy persona kanë dalë me
një pushkë, duke qëlluar
në drejtime të ndryshme, por
fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Ngjarja alarmuese ka ndodhur
mesnatën e djeshme, kur
Adriatik Duraku dhe Afiz Doçi
kishin dalë në rrugën kryesore të
lagjes Nr. 3 të Bathores në Tiranë,
pranë një lokali skedinash sportive.
Sipas të dhënave të mbledhura
nga policia, krismat janë
dëgjuar rreth orës 01.00 të
mëngjesit. Nga ndjekja e bërë
prej forcave të Komisariatit NR. 5,
në kryqëzimin e rrugës nacionale
Tiranë-Kamzë, me ish-Radiostacionin,
u bë kapja e njërit prej autorëve,
i cili rezulton të jetë Afiz
Doçi. Ai ka tentuar të largohet, kur
ka vënë re policinë, por është
neutralizuar shumë shpejt dhe
është dërguar në qeli. Ndërkohë,
pas arrestimit të Doçit, policia ka
mundur të identifikojë edhe personin
tjetër, i cili rezulton të jetë
Adriatik Duraku. Sipas të dhënave
hetimore, Duraku ka
hedhur armën në trotuar pranë
banesës së Mustaf Muratit dhe
është larguar në drejtim të paditur.
Policia, e cila bëri gjithë krehjen
e zonës, kreu veprimet procedurale
dhe në cilësinë e provës
materiale u gjet dhe sekuestrua
një pushkë gjysmë automatike,
një krehër fishekësh dhe disa
gëzhoja. Grupi hetimor shpjegoi
se po punohet për kapjen e Durakut,
ndërkohë që materialet i
kaluan prokurorisë për "mbajtje
pa leje të armëve dhe municioneve
luftarake" dhe "prishje të rendit
e qetësisë publike".