Garsia Markes i Europës quhet Ismail Kadare

05/03/2005 Recension i Frankfurter Allgemeine Zeitung mbi romanin ngjethës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të Ismail Kadaresë, përkthyer në gjermanisht nga Joakim Rohm
Në një “Kapitull pa numër" romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i Ismail Kadaresë reflekton vetveten. Dhe këtë ai e bën në formë të një përralle: “Ishte njëherë një gjeneral dhe një prift që kishin dalë për kismet. Jo, nuk kishin dalë për kismet. Ata kishin dalë për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë në një luftë të madhe. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë fusha, duke kërkuar e duke mbledhur këto eshtra. Vendi ishte i ashpër e i keq. Frynin erëra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikën më tutje. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen të numëronin ato që kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumë eshtra".
Përmbledhja përrallore, njëkohësisht fëminore, e vjetër dhe e goditur shpalos një ngjarje, të cilën vetë libri me jodiciplinë të përsosur artistike e ka derdhur në toposin sugjestiv, fantastik, frikëndjellës dhe erotik të një romantike tmerri. Sepse në këtë roman që habitshëm sillet në vetvete, që fillon vazhdimisht rishtaz dhe që modifikon motivet vërtet është fjala për zhgroposjen, katalogjizimin, kthimin në shtëpi të një armate pushtuese. Toka e Shqipërisë duhet tëi kthejë kufomat e armiqëve të dikurshëm në mënyrë që ata të varrosen në vendlindjen e tyre matanë detit.
Njëkohësisht në romanin e Kadaresë „Gjenerali i ushtrisë së vdekur" përshkruhen mjerimi i hoteleve provinciale në vjeshtë në bllokun lindor, vuajtja melankolike e një koloneli, i cili dashurohet në një shqiptare të re, e cila për çdo mbrëmje vjen në stadiumin e Tiranës për të shikuar dashnorin e saj duke ushtruar futboll. Fjala është për një mallkim, të cilin e ka shprehur nëna e dhëndrrit gjatë një dasme, për historinë e dashurisë të një pengu lufte dhe për frontin e bafasishëm unik të shqiptarëve shumëfish të grindur dhe të ndarë në dysh nga gjakmarrja në Luftën e Dytë Botërore.
Fjala është për një shtëpi publike, të cilën e drejtojnë forcat pushtuese në një vend të vogël dhe të harruar nga Zoti, dhe për fatet e të rinjëve të cilët këtu janë takuar tërthorazi dhe njëkohësisht me fytyrë të kthyer anash: „Ato kushedi nga i degdisën, me siguri në ndonjë qytetth të humbur, atje ku ndaleshin për një natë trupat që shkonin në vijën e parë dhe trupat që ktheheshin andej. Dhe me siguri, jeta e tyre ishte mbushur prapë me rreshta të gjatë e të përbaltur ushtarësh, që zbraznin mbi to gjithë hidhërimin dhe baltën e luftës."
Fjala është për kodrat, për Tiranën në nëntor, për detin dhe vazhdimisht për frymën, e cila në këtë vend duket që fryen përherë: „Ulërimë ere. Ditë e natë. Duket sikur botës i ka mbetur vetëm era".
Të vdekurit kundërshtojnë
Por, sado artistikisht ndërtohet bota e këtij romani nga dendësimi i këtyre motiveve, ringjallja e mundimshme, përherë e aksidentuar, në të vërtetë e pamundshme dhe në fund e dështuar burokratike e të vdekurve është tema dhe puna, të cilës figurat e tij si të ishin nën presion mitik kthehen sërish në çdo kapitull dhe nga të gjitha drejtimet. Fillimisht të vdekurit kundërshtojnë shqetësimin. Ata mobilizojnë trevën e padepërtueshme kodrinore për të mbrojtur prehjen e tyre, vjeshtën, shiun, atë frymë që fryen pandërprerë, pashpresën, baltën, mjerimin. Pasi që gjenerali dhe prifti nuk frikësohen nga kjo, të vdekurit e luftës të groposur në këtë trevë reagojnë si kufomat e letërsisë së llahtarshme të të gjitha vendeve: ata bëhen vetë aktiv. Ata kalojnë kufirin, i cili atyre u kontestohej, për të tërhequr në anën e tyre të gjallët. Jo të vdekurit kthehen në shtëpi, por të gjallët, të cilët nuk mund të pajtohen me pakthyeshmërinë e vdekjes. „Jam nisur herët", thotë i fejuari i frikshëm i Lenores në baladën e (Gott fried August) Berger-it (një lloj magna karte e letërsisë europiane të tmerrit, e cila në romanin e Kadaresë citohet në një vend vendimtar), ëdhe dua të të marrë me vete".
Së pari të vdekurit helmojnë varrmihësit: „Njëzet vjet mikrobi qëndron i fshehur nën tokë dhe papritur shpërthen. E frikshme, tha gjenerali. Ashtu është, tha prifti. Porsa bie në përkitje me ajrin dhe diellin, zhvillohet. Si bisha që zgjohet nga gjumi i dimrit. Prifti e pinte kafen ngadalë".
Pastaj, ndërkaq, të vdekurit mbizotërojnë plotësisht romanin. „Madje frika se duke
përdorur fraza dhe fjalë hijesh, ai po bëhej ndërkaq pjesëtar i asaj bote, nuk kishte më kuptim. Ai ishte ndërkaq i tyre, kishte hyrë dalngadalë, ditë pas dite e stinë pas stine në atë gjithësi, e prej saj ëfardo të bënte sëdilte më dot".
Motivet e llahtarshme romantike janë shenjë dalluese e këtij zotërimi të pushtetit. Kështu për shembull ekspedita për zhgroposje e gjeneralit dhe e priftit shumëzohet në mënyrë të pakontrollueshme derisa në fund lëvizin aq shumë dytëshorë saqë as nuk njihen mes veti: „Të lutem ma thuaj shkurt dhe qartë: kush i hapi varret para dhjetë ditësh? Njeriu i fermës e vështroi me përëmim. Ju i hapët, tha me zë të prerë. Balli i specialistit u mbush me djersë".
Në këtë roman në mënyrë shumë të ndieshme përzihen momentet e llahtarshme me
ato komike. Ndërlidhja mes të frikshmes me qesharaken, një element grotesk në
kuptimin burimor e përcakton atë dhe shpalos një ngjashmëri të habitshme familjare me kushërinjtë e tij latinoamerikan. Romani i Ismail Kadaresë është ndoshta kushëriri i vetëm legjitim europian i librave të tilla si “Njëqind vjet vetmi" i Gabriel Garcia Marquezit. “Rrëfimet e painterpretueshme, imazhet irituese, mendimet e rrezikshme,
eksperimentet e paparashikueshme në një gjuhë të pafrenueshme" e ato që Heinz
Schlaffer i ka skicuar si cilësi të librave, të cilave u ngjitet etiketa e ërealizmit magjik", në Shqipërinë staliniste-maoiste, me sa duket, kanë lindur nga një përzierje mjaft e rrezikshme e trashëgimive të ndryshme kulturore, sië sundojnë në shoqëritë e përziera katoliko-indiane të Amerikës Jugore (Latine).
Evidenca e frikshme
Ndërkaq, evidencën e tij të çuditshme, paksa të frikshme, një joshje dhe fashinim, të cilat nuk mund të shpjegohen vetëm përmes citateve nga tradita e llahtarshme europiane, romani i Kadaresë nga viti 1964 (historia e tij e recepsionit shënon, ndër të tjera, një xhirim me Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli) duket ta ketë nxjerrë nga kujtesa edhe më e thellë kulturore. “Ec e ec" të sjellim këtu edhe njëherë përrallën, e cila i shërben romanit si model miniature i vetvetes kapërcyen shumë male e shumë pllaja. Moti ishte i egër e i keq. U lodhën e u këputën e u plasi shpirtin kjo punë. As era, as dëbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarët që kërkonin. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë". Të vdekurit sëmund të nxirren më plotësisht. Gjatë vështrimit më të afërt nuk është rastësi që romani i Kadaresë subjektin dhe fshehtësinë e tij e shpreh pikërisht si përrallë. Sepse mitit, rreth të cilit sillet pa u zgjidhur subjekti përherë i rifilluar i romanit, ne bashkëkohësit vërtet mund tëi qasemi vetëm si një kujtesë përralle gjysmë të harruar. Eshtë raporti i vjetër, shamanist mbi udhëtimin në nëntokë, prej të cilit nuk kthehesh i plotë dhe i padëmtuar, por me një njollë: duke çaluar, me një këmbë kali, pa një gisht, me një këmbë prej ashtit të balenës.
“Ndonëse mitet dhe ritet rreth mbledhjes së eshtrave të kafshëve të vrara paraqiten edhe në ato kultura, të cilat nuk njohin fenomene shamaniste në kuptim të ngushtë", shkruan Carlo Ginzberg në librin e tij të mrekullueshëm “Sabati i shtrigave" (i cili shamanizmin e deshifron si një trashëgimi të heshtur të fondit edukues europian), duket që ato imitojnë rrugën e brendshme dhe të frikshme, në të cilën shamani dallon misionin e tij".
Fakti që Ismail Kadare në thelbin e katastrofës europiane gjen përvojën e shamanizmit euroaziatik është një rezultat i befasishëm i metodës së tij magjike. Komizmi i madh dha lakonik i gabimeve dhe mundimeve i dy figurave të tij nëpër nëntokën e atyre hoteleve të braktisura, përmes trevave kodrinore, qyteteve dhe ëndrrave i jep këtij libri njëkohësisht lehtësinë dhe poezinë e një filmi të Fellinit. Ndërsa dendësia atmosferike, me të cilën përkëndohet një rreth i braktisur, i shkretë dhe i pashpresë i bllokut lindor socialist e bën romanin e Kadaresë njëkohësisht një dokument të saktësisë historiografike. Ky roman i madh, ngjethës, komik dhe në çdo aspekt i paharrueshëm vërteton tezën e Heinz Schlaffer-it se krijimi i letërsisë moderne është fare i lidhur në rrethanat shoqërore paramoderne, të cilat kanë rënë në krizën e modernizimit të vonshëm". Sepse për t’u shkruar letërsia asaj i duhen kujtimet e një bote arkaike, në të cilën aura e fjalëve ende nuk është shkatërruar plotësisht nga mediat teknike; ku iluminizmi i gazetarisë, i shkencës së popullarizuar dhe i qarkullimit shkëmbyes nuk i ka mënjanuar copëzat e fundit të besimit dhe bestytnisë; ku dikush që shkruan e paraqet mundimin e çlirimit të tij nga traditat paraletrare, të cilat ai njëkohësisht i shkatërron dhe i ruan në kujtesë".