E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Llotaria kombëtare po u shitet klientëve të Berishës

Tiranë- Llotaria kombëtare është bërë pjesë e diskutimeve të deputetit Erion Braçe në parlament. Deputeti ka denoncuar korrupsionin që po bëhët me tenderin e llotarisë ndërkohë që ka akuzuar Berishën se po ia shet llotarinë një klienti të tij.

Shikoni se cfarë po ndodh me atë lotarinë e famshme kombëtare që po konsumohet si korrupsion vetëm gjatë këtyre ditëve. Nuk ka interes publik aty. Interesi i vetëm i Sali Berishës as paratë në buxhetin e shtetit, se 3.5 milionë euro, kur mund të shitet me miliona euro natyrisht që nuk demostrojnë interes publik. Thjesht dhe vetëm interesi i Sali Berishës është ta dërgojë tek klientët e tij dhe kjo tashmë edhe e verifikuar. Ne e kemi ngritur shqetësimin nisur nga interesi publik këtu në Parlament që ajo lotari të mbetet shtetërore. Ne tender dje është paraqitur kompania shtetërore austriake, pra këta të BE-së e paskan standard mbrojtjen e interesit publik edhe në këtë fushë, kurse ne jo, duhet ta bëjmë privat, theksoi Brace.

Skandali i llotarisë kombëtare i bërë publik nga gazeta Panorama, pas një letre që kompania Intralot, i dërgoi ministrit të Financave, ku , pretendon se kriteret e vendosura për kualifikimin e kompanive për procesin e tenderimit të Lotarisë Kombëtare, paracaktojnë fituesin.

I njëjti skenar u përsërit sërish ku një tjetër kompani, këtë herë turke Inteltek, dërgoi një tjetër letër ankesë ministrisë së financave ku paralajmëronte shtetin shqiptar për humbjen e miliona eurove nga mungesa e një oferte financiare.

Ndërkohë pavarësisht thellimit tw skandalit qeveria organizoi dje tenderin ku morrën pjesë vetëm dy kompani, të cilat nuk propozuan asnjë ofertë financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›