Tokat, 8 mijë familje mbesin pezull
24/03/2009 PD-PR pakt për bllokimin e projektligjit për heqjen e sipërfaqeve nga përdorimi
Rregullimi ligjor i tokave në përdorim, duke u dhënë familjeve 500 m2 tokë në pronësi, duket se nuk do të gjejë zgjidhje brenda këtij viti. Burimet kanë bërë të ditur se PD-ja e PR-ja kanë rënë dakord për ta shtyrë vendimin për miratimin e projektligjit pas verifikimeve që do të bëjnë komisionet e verifikimit në qarqe. Madje, kjo pranohet dhe prej burimeve pranë kreut të qeverisë. Ndërkohë deri në këtë afat subjektet që kanë në zotërim toka bujqësore në përdorim, të cilat në vitin 1995 kanë kaluar sipërfaqe truall, do të kenë të njëjtat të drejta. Ndërkohë në Kuvend prej disa muajsh projektligji për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore ka dalë prej programit të punës. Kjo dhe pse Komisioni parlamentar i Ligjeve si dhe ai i Ekonomisë e kanë miratuar prej kohësh si draft. Madje, votimi në komisione ka përfunduar paralelisht me ligjin për verifikimin e titujve të pronësisë të ndarë sipas ligjit nr. 7501.
Kompensimi
Në projektligjin e paraqitur prej qeverisë theksohet se vetëm në zonat turistike janë 8000 familje që nuk mund të regjistrojnë në hipotekë tokën që u ka mbetur në përdorim. Kjo për faktin se sipërfaqet në fjalë janë objekt i vendimit për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe objekt i ndarjes së tokës për ish-anëtarët e ndërmarrjeve bujqësore. Kështu, gjithçka ka mbetur pezull. Në draft theksohet gjithashtu se janë 10 300 ha tokë që ende janë pa zgjidhje, ndërsa me dhënien prej 500 m2 tokë truall si kompensim nga heqja e së drejtës së përdorimit do të përdoren vetëm 500 ha tokë. Pjesa tjetër do të shërbejë për kthimin dhe kompensimin e tokës për subjektet e shpronësuara. Megjithatë, duke parë se dhe vendimet për ndarjen e tokave brenda vijave të verdha si sipërfaqe bujqësore do të jenë objekt i verifikimit nga komisionet e posaçme, PR-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord që çështja të shtyhet deri në një afat të dytë.
Cilat sipërfaqe preken
Nga vendimi në fjalë do të preken sipërfaqet e tokave që kanë qenë jashtë vijave të verdha deri në vitin 1995, ndërsa për kalimin e tyre në përdorim është proceduar duke i përfshirë brenda vijave të verdha. Gjithashtu objekt mbeten dhe sipërfaqet e tokës që janë në zonat me prioritet turizmin.
8 mijë familje preken në zonat turistike
10 300 ha në zonat turistike
Përdoruesit e tokave bujqësore brenda vijave kufizuese të qyteteve, fshatrave ose qendrave urbane që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim të lëshuara deri në fund të muajit shkurt të vitit 1996, kompensohen me truall në zonat urbane në çastin që toka e tyre kalon për kompensim fizik të subjekteve të shpronësuara apo për ndërtime publike
Përdoruesit e tokës bujqësore brenda vijave kufizuese të zonës me përparësi turizmin, të përcaktuara sipas vendimit nr. 88, datë 1.03.1993 të Këshillit të Ministrave për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, që disponojnë aktet e marrjes së tokës në përdorim të lëshuara deri në fund të muajit shkurt të vitit 1996, të kompensohen me truall në zonë turistike në çastin që toka e tyre do të kalojë për kompensim fizik të subjekteve të shpronësuara ose për ndërtime publike.