“Amnistia fiskale po keqinterpretohet"
24/03/2009 Dhoma Amerikane letër të hapur Ministrisë së Financave, Tatimeve dhe Doganës
Filip Bay: Administrata të mos kushtëzojnë bizneset me heqjen dorë nga apelimi
Amnistia fiskale po përdoret nga administrata tatimore dhe doganore kundër bizneseve. Abuzimi, sipas anëtarëve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, që përfaqëson bizneset, qëndron në faktin se ato biznese që janë duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për t’ju drejtuar gjykatës nuk përfitojnë. Kjo sipas një interpretimi që bëhet nga vetë administrata. “Tatimpaguesit që duan të përfitojnë nga Ligji për Amnistinë Fiskale duhet të heqin dorë (nëse e kanë filluar apo duan të fillojnë) nga apelimi administrativ apo gjyqësor kundër vlerësimeve tatimore apo doganore. Nëse zbatohet në këtë mënyrë, atëherë tatimpaguesit humbasin të drejtën për të apeluar vlerën e principalit, në kurriz të përfitimit nga amnistia për gjobat dhe interesat”, - është mënyra se si e shpjegon administrata tatimore dhe doganore. Ky është shqetësimi i shprehur nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë me anën e një letre të hapur dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe drejtuesve të administratës tatimore dhe doganore.
Problematika
Kur kanë mbetur veç dy javë nga përfundimi i afatit të amnistisë fiskale, sipas Dhomës, janë shumë biznese që e kanë gjetur veten jashtë privilegjit të amnistisë. “Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është thellësisht e shqetësuar për interpretimin që po i bëhet së fundmi ligjit në fjalë nga qeveria shqiptare, duke krijuar premisa përjashtuese për një kategori biznesesh që kanë guxuar të çojnë pretendimet tyre para gjykatës. Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Qeverisë dhe institucioneve të saj një zbatim korrekt dhe jo përjashtimor të ligjit ekzistues. Abuziviteti në fakt nuk qëndron te ligji që nuk shpreh në asnjë pikë të vetën se do të përjashtojë këtë kategori biznesesh, por te mënyra se si organet tatimore dhe doganore kërkojnë të interpretojnë ligjin duke shkelur kështu parimin e rëndësishëm të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë”, - theksoi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filip Bay.
Kërkesa
Letra dërguar instancave më të larta që më 10 mars përfshin një kërkesë të hapur në mënyrë që ato të ndikojnë mbi punonjësit e doganave dhe tatimeve për të mos zbatuar ligjin me kritere përjashtimore mbi biznesin. “Në rast se do të kishte ndonjë detyrim për të tërhequr apelimin administrativ apo gjyqësor, kjo gjë duhej të ishte e përcaktuar shprehimisht në ligj. Ligji për Amnistinë Fiskale dhe udhëzimi i ministrit të Financave nuk kanë parashikuar shprehimisht kushtin e heqjes dorë nga apelimi si dhe nuk kanë lënë vend për interpretime që mund të cenojnë të drejtën e apelimit kundër vlerësimeve të administratës. Për rrjedhojë, lutemi që të udhëzoni degët e tatimeve dhe doganave të mos kushtëzojnë zbatimin e Ligjit për Amnistinë Fiskale me heqjen dorë nga apelimi”, - theksoi Bay. Meqenëse mbeten edhe dy javë për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave Dhoma Amerikane kërkon që të merren masa sa më shpejt e mundur. Dhoma Amerikane do të ndjekë të gjitha format ligjore për të mbrojtur interesat e biznesit dhe krijimin e një klime optimale të të bërit biznes në vend.
Neni 2
Ky nen i ligjit të amnistisë fiskale parashikon se në rastin e detyrimeve tatimore/doganore të njoftuara rregullisht, kushti që duhet përmbushur për përfitimin e amnistisë mbi gjobat dhe interesat, është pagesa e principalit të detyrimit brenda një afati 6-mujor nga hyrja në fuqi e ligjit. Paragrafi 2.1 i udhëzimit përcakton si kushte të vetme për përfitimin e faljes së gjobave dhe kamatëvonesave sa më poshtë: (i) të jetë nxjerrë akti administrativ i kërkuar nga ligji dhe të jetë regjistruar/kontabilizuar si detyrim i tatimpaguesit/debitorit dhe (ii) radha e pagesës të marrë në konsideratë pagimin së pari të tatimit/detyrimit doganor (principali), në mënyrë që të bëhet i mundur zbatimi i Ligjit për Amnistinë Fiskale.
Udhëzimi
Paragrafi 2.4 dhe paragrafi 2.6 të udhëzimit parashikojnë se do t’u falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat edhe tatimpaguesve (debitorëve në rastin e detyrimeve doganore) që janë në proces apelimi apo në proces gjyqësor nëse është paguar apo do të paguhet shuma e detyrimit (principalit) brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. “Në fakt, apelimi kundër vlerësimeve të administratës publike (tatimore apo doganore) është një e drejtë themelore e tatimpaguesve ndaj vlerësimeve abuzive dhe jo të bazuara në ligj. Ne nuk besojmë se qëllimi i ligjvënësit është që nëpërmjet faljes së gjobave dhe interesave, të heqë të drejtën e ankimit kundër këtyre vlerësimeve”, - tha Bay.
Marrëveshjet
Biznesi zgjeron bashkëpunimin në rajon
Gjatë këtij viti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të hapë zyra të bashkëpunimit në Stamboll, Athinë, Londër, si dhe në vende të tjera ku marrëdhëniet tregtare me vendin tonë kanë një rol të rëndësishëm. Sipas burimeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, tashmë është zgjeruar bashkëpunimi me homologët e vendeve të ndryshme, jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë. “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjatë vitit të kaluar hapi zyrën e saj të përfaqësimit në Kosovë, që më pas u shoqërua dhe me hapjen e përfaqësive të tjera, duke u kulmuar me hapjen e zyrës në Torino”, - thanë burimet zyrtare. Kryetari i Dhomës, Gjokë Uldedaj, e konsideroi këtë nismë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si mjaft interesante. Po kështu edhe drejtues të dhomave të tjera vlerësuan forumet e biznesit apo pjesëmarrjen në panaire, duke filluar nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra, Anglia, Izraeli. Në këto vende biznesi shqiptar synon të ketë partneritetet më të mëdha. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të vijojë bashkëpunim pas nënshkrimit të disa memorandumeve të bashkëpunimit me homologët e rajonit dhe më gjerë. Gjithashtu përfaqësues të dhomës bëjnë me dije se është intensifikuar më tej praktika e anëtarësimit në institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të biznesit në arenën ndërkombëtare si, Eurochamber, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, Shoqata e Dhomave të Mesdheut.