Meta: Do të rikthejmë turizmin detar
22/02/2009 Lidershipi i LSI-së në Vlorë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, lëshoi nga Vlora premtimin elektoral të radhë, ku kërkoi që moratoriumi për skafet në bregdetin shqiptar të marrë fund. Sipas tij, ky ligj është diskriminues, duke e argumentuar në këtë mënyrë premtimin e tij: “Ky është një vendim jo vetëm diskriminues dhe i padrejtë, jo vetëm tregues i dështimit për të luftuar realisht trafikun, por njëkohësisht është një hipokrizi e gjallë, sepse ky gjoja do të luftonte trafikun në det, e bëri trafikun në mes të Tiranës dhe Durrësit me armët dhe municionet dhe mori dhjetëra jetë.” Njëkohësisht kreu i LSI-së shprehu besimin për fitore të partisë që drejton në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke u ndalur në një tjetër premtim, Meta deklaroi se “ajo që dua të them sot këtu në qytetin e Vlorës është se pavarësisht nga progresi i rrugës Durrës–Kukës, pavarësisht se ka tetë vjet dhe rruga e bregut ka ecur ashtu me të shtyrë dhe me të çaluar qeveri pas qeverie, do të jetë përgjegjësia, nderi dhe privilegji ynë të përfundojmë edhe rrugën e Kosovës, edhe rrugën e bregdetit”.