Tokat të pamjaftueshme për kompensimin
03/12/2004 Në Shqipëri nuk janë 133 mijë hektarë tokë të lira në dispozicion të zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Kjo për shkakun se në
momentin e vlerësimit të hapësirave, tokat e zëna në mënyrë të paligjshme
konsideroheshin të lira. Ekspertët kanë supozuar se janë rreth 30 mijë hektarë tokë
që janë zënë, ndaj dhe harta e tokave që do të përdoret për kthimin dhe
kompensimin e pronave ngushtohet nga 133 mijë në 100 mijë ha. Por dhe kjo
hapësirë nuk është e mjaftueshme për të kompensuar ish-pronarët. Burimet kanë
bërë të ditur se deri më tani kanë mbetur pa u kthyer rreth 50 mijë ha tokë. Por vlera
e tyre është shumë më e lartë sesa e tokave të vëna në dispozicion të ish-pronarëve.
Të dhënat
Harta e paraqitur nga grupi i punës thekson se rreth 104 mijë ha tokë e lirë nuk ka qenë e llogaritur për t'u ndarë sipas ligjeve të viteve 1992-1996. Madje, sipas këtyre të dhënave, shumica e tokave të lira është në zonat e pafrytshme (kripore), të cilat janë hapur prej tharjes së kënetave. Kurse një tjetër hapësirë është në zonat kodrinore apo malore. Burimet thanë se vetëm rreth 30 mijë ha tokë është cilësuar si e barazvlefshme me tokat e ish-pronarëve.
Çmimet
Sipas ligjit të miratuar më 30 korrik të vitit 2004, hapësira e tokës që do t'u jepër për kompensim ish-pronarëve duhet të ketë vlerë të barabartë me tokën e konfiskuar nga shteti gjatë periudhës diktatoriale. Ndërkohë që përcaktohet se çmimi do të vendoset me të njëjtat parametra. Duke parë se ish-pronarët i kanë pasur tokat e tyre në zonat preferenciale, çmimi i këtyre është shumë herë më i lartë se tokat e hapura nga tharja e kënetave. Diferenca mes tyre është nga dy deri në trefishin e çmimit për metër katror. Ndaj dhe hapësira e 100 mijë ha tokë të mbetura të lira nuk do të jetë e mjaftueshme. Shoqatat e ish-pronarëve kanë këmbëngulur se vetëm rishikimi i vendimeve të marra nga viti 1992 deri në vitin 1998 mund të krijojë mundësitë për uljen e kostos financiare që do të paguajë shteti shqiptar.
Kompensimi
Duket se komitetet e kthimit dhe kompensimit të pronave për të mbuluar koston nga tokat e zëna me ndërtime të paligjshme do të përdorin fondet që do të grumbullohen nga pagesat e ndërtuesve të paligjshëm. Kjo bie dhe në kundërshtim me parashikimin se është ish-pronari që ka të drejtën e zgjedhjes për mënyrën e kompensimit. Vetëm verifikimi i ndërtimeve të paligjshme do të zbardhë se sa tokë shtetërore është e lirë. Në shumicën e rasteve, ndërtimet e paligjshme janë vendosur në tokat shtetërore.