Mbremja e NBA-it ka dhuruar emocione ne 10 sfidat e luajtura

Në mbrëmjen e NBA, San Antonio, Dallas, Majemi e Nju Jork regjistrojnë fitore, ndërsa Çikago e Hjuston humbasin. San Antonio triumfoi me shifrat 121-117 përballë Denver Naxhets. Daniel Grin, i cili zëvendësoi Xhinobilin, me 24 pikë dhe dy goditje të lira, ishte arma sekrete e teksanëve që regjistruan triumfin e gjashtë radhazi në shtëpi. Në anën tjetër, Denverit nuk i mjaftoi prova e jashtëzakonshme e Galinarit, që me 31 pikët e tij thjesht krijoi iluzionin e përmbysjes, pasi miqtë e mbyllën me 20 pikë diferencë pjesën e parë të lojës.
Edhe pse pa Xhejzon Kid dhe Dirk Novitzkin të sfilitur, gjermani realizoi vetëm 10 pikë në 30 minuta lojë, Dallas nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte Nju Orlins me rezultatin 96-81, duke i shkaktuar Hornets humbjen e gjashtë radhazi.
Nju Jork Niks regjistrojnë fitoren e dytë radhazi, pasi mposhtën pa vështirësi Detroid 103-80, falë 22 pikëve të Studemir dhe 16 të Bibit. Fitore të lehtë 101 me 90 regjistroi edhe Majemi me Nju Xhërsi Nets. LeBron Xhejms me 32 pikë ishte lojtari më i mirë, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitores së pestë radhazi jashtë fushe, ku Hit mbeten të pamposhtur.
Filadelfia nuk i ka dhënë asnjë shans Torontos, duke fituar 97-62, plot 28 pikë diferencë. Çikago Bulls humbi me rezultain 109-94 përballë Atlantës, ndërsa zhgënjen edhe Hjuston Rokets përballë Oklahoma Sitit. Indiana mposhti Sharlot Bobkets 99-77, Los Anxhelos Klipers fituan 92-86 me Miluokin, ndërsa Utah Xhez fitoi vetëm me një pikë diferencë, 88-87 me Golden Stejt Uorriors.