Roma kërkon kompensim për Burdisso

Roma do të kërkojë kompensim nga Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) pas lëndimit të rëndë të qendërmbrojtësit Nicolas Burdisso.
Futbollisti këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 kundër Kolumbisë dhe do të mungojë për gjashtë muaj. Sipas medieve italiane, Roma ka udhëzuar avokatët e saj të përgatisin kërkesën për kompensim në AFA.
Burdisso ishte kthyer në Romë për konsultime me stafin mjekësor të Giallorossëve para se të operohej.