E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet largohet nga Baniyas

Ish reprezentuesi francez, David Trezeguet ka shkëputur kontratën e tij njëvjeçare me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Baniyas për shkak të një lëndimi muskulor që e ka mbajtur jashtë fushës për pjesën më të gjatë të sezonit.

E përditshmja Sport360 ka njoftuar të dielën se 34 vjeçari është larguar nga klubi sepse nuk ishte në gjendje të bënte atë që pritej nga njëri prej përforcimeve më të mëdha në ligë.

Trezeguet, i cili ka luajtur për Monacon, Juventusin dhe Herculesin, është paraqitur në vetëm një ndeshje të Baniyasit në Etisalat Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›