E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqejnë Drita e Trepça '89

Drita ka shkëlqyer në derbin e xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Bardhekaltrit të dielën në Gjilan e kanë mposhtur kampionin aktual të Kosovës, Hysin me rezultat bindës, 3:1. Hero i gjilanasve në këtë takim ishte i pandalshmi Venhar Sërmaxhaj, i cili i realizoi të tria golat në këtë fitore shumë të rëndësishme për Dritën në rrugën e vet drejt titullit të kampionit.

Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 7-të nëpërmjet Sërmaxhajt. Mirëpo, Hysi ia ka dal t’i barazoj shifrat në 1:1 në minutat shtesë të pjesës së parë me një super-gol që e ka shënuar Besart Musolli.

Megjithatë, Drita me ngulm e ka ndjekur fitoren gjatë pjesës së dytë dhe me sukses e ka arritur objektivin. Në minutën e 50-të Sërmaxhaj nga penaltia shënoi për rezultat 2:1, derisa i njëjti futbollist i vuri kapak kësaj fitoreje të gjilanasve në minutën e 77-të kur e shënoi golin e tij të tretë personal dhe kështu ndeshje u përmbyll me rezultat 3:1.

Me këtë fitore gjilanasit mbeten në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 32 pikë, një më pak sesa lideri, Prishtina. Kurse, Hysi pozicionohet në vendin e pestë në kuotën e 25 pikëve.

Trepça ’89 dërmoi Vëllaznimin

Trepça ’89 të dielën e ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në këtë stinor. Mitrovicasit e kanë shfrytëzuar mirë përparësinë e terrenit, dhe në ndeshjen e parë të udhëhequr nga trajneri i ri, Rafet Prekazi, e kanë mposhtur njërin prej kandidatëve për titull të kampionit, Vëllaznimin, me rezultat shumë të thellë, 5:0.

Serinë e golave për ‘Xehetarët’ e ka nisur Ilir Izmaku në minutën e 16-të, kur shënoi për rezultat fillestar, 1:0. Futbollisti vushtrrias ka shënuar me kokë edhe në minutën e 27-të duke e dyfishuar avantazhin në 2:0.

Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë, derisa në pjesë lojë e dytë Trepça ’89 i ka shënuar edhe tri gola tjera për rezultat përfundimtar, 5:0. Realizues ishin Shpëtim Fetahu, Ibrahim Peci dhe Florent Sejdiu.

Kështu, Xehetarët’ i fituan tri pikë shumë të rëndësishme në luftën e tyre për titull të kampionit. Ata aktualisht gjinden në vendin e katërt të renditjes tabelore me 28 pikë, pesë më pak sesa lideri, Prishtina. Ndërkohë, Vëllaznimi mbetet në pozitën e tretë në kuotën e 29 pikëve.

Tabela

1. Prishtina 33 pikë

2. Drita 32

3. Vëllaznimi 29

4. Trepça ’89 28

5. Hysi 24

6. Besa 19

7. Trepça 19

8. Lepenci 19

9. Liria 17

10. Drenica 16

11. Gjilani 15

12. KEK-u 14

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›