E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomorri-FSHF-së: Më pezulluan 2 muaj?

 

Thuajse nuk i bën aspak përshtypje fakti se sapo është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Madje, që në fjalinë e parë lëshon ironi e sarkazëm në drejtim të këtij komisioni, i cili sipas tij, duhej të kishte pritur edhe pak kohë par ta dënuar. "Shpejt janë kujtuar ata të FSHF-së për të më dënuar, kishin shans që të prisnin edhe ca kohë, kur t'u vinte atyre më për mbarë", ka pohuar zyrtari i klubit Partizani, Genc Tomorri. Dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës ndaj Tomorrit merr shkas nga ndeshja e fundit e Partizanit, zhvilluar sezonin e kaluar në "play-off" ndaj Kastriotit të Krujës. Takimi përfundoi 1-0 për krutanët, të cilët falë atij rezultati u ngjitën në Superligë, duke dënuar Partizanin me rënien nga kategoria. Por momenti kyç i ndeshjes ishte kur Marius Ngjela barazoi për skuadrën e kuqe dhe anësori Arian Mali ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.  Sipas pamjeve filmike të marra në dorëzim nga disiplina në FSHF-së, Tomorri ka qëlluar arbitrin si dhe ka ofenduar në mënyrë të përsëritur treshen arbitrale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›