Top-10 “topçinjtë” e Kupës së Botës
Me 15 gola në katër Botërore, braziliani Ronaldo udhëheq para Gerd Mylerit. Në Kampionatin Botëror të vitit 1958, francezi Fonten shënoi 13 gola në 6 ndeshjet
Dash Frashëri
Janë futbollistët “vrasës’. Ata që nuk falin para portës. Që kanë nuhatjen e një “killeri” portierësh dhe kanë hyrë në histori për golat spektakolarë. “Vjedhësit” e zonës kanë magjepsur mijëra tifozë në stadiume e qindra milionë para televizioneve, të cilët kanë thirrur me gjithë forcën e shpirtit të tyre: “Gooool!”...
RONALDO (Brazil): 15 gola
Me 3 golat e realizuar në Botërorin e Gjermanisë (2006), Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i fazave finale të turneut. 15 gola në tri edicione: 4 në vitin 1998, 8 në viti 2002 dhe 3 në vitin 2006, një më shumë se rekordi i mëparshëm i Gerd Mylerit (14) dhe dy më shumëse ai i francezit Zhyst Fonten (13). Kur ishte 17 vjeç ishte midis 22 të thirrurve për Kampionatin Botëror të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara, por nuk luajti asnjë minutë. Botërori i “tij” ishte ai i vitit 2002, kur magjepsi Brazilin në finale (e treta rresht për verdheartët pas atyre të viteve 1994 dhe 1998) kundër Gjermanisë së Oliver Kahnit. Gola spektakolarë dhe të rëndë në Botërorin aziatik nga “fenomeni”, ashtu si goli “vrasës” kundër Turqisë në gjysmëfinale dhe dopjeta vendimtare kundër gjermanëve në aktin e fundit të kompeticionit. Fitorja e Botërorit ishte një investim i mirë për për fitimin për herë të dytë të “Topit të artë”.
GERD MYLER (Gjermani): 14 gola
Mbiquhej me nofkën "Kleines dickes Müller" (Myleri i vogël i dhjamosur), për shkak të fizikut të tij jo shumë atletik. Golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror “Meksika 1970” me 10 gola. Përfaqëson më mirë se kushdo tjetër ikonën e “vjedhësit” në zonë, duke dëshmuar një instinkt goli që mund të jetë deciziv atëherë kur ai është më i nevojshëm se kurrë. Nga ana tjetër, ndeshjet e fituara me golat e tij janë të shumta. Gerdi fitoi 4 tituj kampionë në Bundesligë, 3 Liga të Kampioneve, Kampionatin Europian të vitit 1972, Kampionatin Botëror të vitit 1974, duke shënuar më shumë se 1 000 gola në karrierën e tij. Goli i tij në suksesin 2-1 kundër Holandës së Krujfit, në Munihun e tij, i dha Gjermanisë Botërorin. Shkurt, një “gol-killer”.
ZHYST FONTEN (FRANCË): 13 gola
Kolonë e jashtëzakonshem e Francës së viteve 1950, Fonten u zbulua në sytë e botës në Botërorin e Suedisë në vitin 1958, duke shënuar 13 gola në gjashtë ndeshje, e që përbën edhe sot një rekord unik absolut në shënimi e golave në një edicion të vetëm të Botërorëve. Franca e mbylli Botërorin suedez në vendin e tretë dhe Fonten e mbylli në mënyrën më të bukur aventurën e tij duke shënuar në ndeshjen për vendet 3-4 kundër Gjermanisë Perëndimore, mbrojtëse të titullit, 4 nga 6 golat e suksesit të transalpinëve. Rendimenti i tij në Kombëtaren franceze është akoma dhe më impresionues, nëse do të marrim në konsideratë faktin që ai ka veshur bluzën në vetëm 21 ndeshje me “Blutë”, duke realizuar 30 herë.
PELE (BRAZIL): 12 gola
Këtu flitet për “Goleadorët”, por kjo nuk të kufizon ta përshkruash përmes numrave të tij, edhe pse mbi Pelen mund të shkruash faqe pa fund në historinë e futbollit. Me bluzën e Brazilit ka luajtur 92 ndeshje dhe realizuar 77 gola, nga të cilët 12 në fazën finale të botërorëve. Nuk ishte akoma 18 vjeç, kur u thirr nga trajneri i Brazilit, Feola, për Botërorin e vitit 1958, në të cilin shënoi një tripletë në gjysmëfinalen kundër Francës dhe një gol spektakolar në finalen kundër Suedisë. Pikërisht ky i fundit konsiderohet edhe sot si goli i tretë më i madh në historinë e finaleve të Kupës së Botës dhe i pari nga ata të realizuar në një finale të një Kampionati Botëror.
JURGEN KLINSMAN (GJERMANI): 11 gola
Me 11 golat e realizuar në 17 ndeshje, është së bashku me hungarezin Sandor Koçsis, shënuesi i pestë më i mirë në fazat finale të një Botërori, dhe gjermani i dytë pas Gerd Mylerit (14). Klinsman ishte lojtari i parë që shënonte të paktën 3 gola në 3 edicione të ndryshme të Kupës së Botës: 3 në vitin 1990, 5 në vitin 1994 dhe 3 në vitin 1998, e që më pas u arrit edhe nga braziliani Ronaldo. Debutoi me Kombëtaren gjermane në vitin 1987, duke realizuar në 107 ndeshje, 47 gola, e duke qenë shënuesi i tretë gjerman i të gjitha kohërave së bashku me Rudi Fëlerin e pas Miroslav Kloze (48, ende aktiv) dhe Gerd Mylerit (68), dhe i katërti nëse do të merret në konsideratë edhe Joakim Shtrajh, ky i fundit me bluzën e Gjermanisë Lindore shënoi 56 gola.
GABRIEL BATISTUTA (ARGJENTINË): 10 gola
Me 56 gola e realizuar, Gabriel Batistuta, është shënuesi më i mirë në historinë e Komëtares argjentinase, përpara Krespos (36) dhe Maradonës (34). Qysh fëmijë, Batistuta preferonte sporte të tjera nga futbolli, por triumfi i Kombëtares “albiceleste” në vitin 1978, entuziazmoi Gabrielin e ri, që vendosi kështu të provojë karrierën si futbollist. Në vitin 1994, edhe pse luante me Fiorentinën në Serinë B, ai u thirr në Kombëtare për Botërorin e Shteteve të Bashkuara, duke luajtur gjithmonë si titullar e due shënuar 4 gola, 3 prej tyre në ndeshjen hapëse kundër Greqisë. Me 10 gola: 4 në vitin 1994, 5 në vitin 1998 dhe 1 në vitin 2002, Batistuta është argjentinasi që ka shënuar më shumë gola në kampionatet botërore, duke lenë pas Maradonën (8 gola).
ROBERTO BAXHO (ITALI): 9 goal
Me 9 gola në 16 ndeshje, Roberto Baxho, është shënuesi më i mirë “axurr” në fazat finale të kampionateve botërore së bashku edhe me Paolo Rosin dhe Kristian Vierin, por i vetmi italian që ka shënuar në tre edicione të ndryshme: 2 në vitin 1990, 5 në vitin 1994 dhe 2 në vitin 1998. Botërori i tij më i mirë ëshë ai në Shtetet e Bashkuara, kur pas një fazë grupi të errët, shpërtheu në pjesën tjetër të kompeticionit, duke shënuar 5 gola në 3 ndeshje: 2 kundër Nigerisë në 1/8-at, 1 kundër Spanjës në çerekfinale, 2 në gjysmfinale kundër Bullgarisë. Me 27 gola në 56 ndeshjes, Baxho është shënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave në Itali, pas Xhixhi Rivës (35), Xhuzepe Meacës (33) dhe Silvio Piolës (30). Më 28 prill 2004, kur ishte 37 vjeç luajti ndeshjen e fundit me Kombëtaren një ndeshje miqësore kundër Spanjës.
PAOLO ROSI (ITALI): 9 gola
Pas një botërori të mirë të luajtur në Argjentinë në vitin 1978, në të cilun shënoi 3 gola në shtatë ndeshje, e ku fitoi nofkën “Pablito”, Paolo Rosi shpërtheu në Kampionatin Botëror të zhvilluar katër vjet në Spanjë, të fituar nga Italia e Bearxotit. Në fakt, ndeshjet e para të tij ishin thuajse zhgënjyese, por më pas Paolo shpërtheu në ndeshjen kundër Brazilit me një tripletë të shkëlqyer, që solli edhe kalimin në gjysmëfinale të Italisë. Rosi shënoi edhe dy gola të tjerë kundër Polonisë e që i dhuruan “lejekalimin” italianëve në finalen e Botërorit në “Santiago Bernbaeu” të Madridit. Rosi çeli serinë e golave në fitoren 3-1 të Italisë kundër Gjermanisë Perëndimore, duke laueruar për herë të tretë italianët si kampionë të botës. 6 gola në 3 ndeshje, falë të cilëve Rosi fitoi edhe titullin e golashënuesit më të mirë të kompeticionit e më pas edhe “Topin e artë”.
VAVA (BRAZIL): 9 gola
Një tjetër lojtar fenomenal, por i lindur e rritur në epokën e gabuar. Kampion i botës me Brazilin në vitin 1958 dhe 1962, Vava ishte shok në repartin e sulmit me emra të tjerë të mëdhenj të tillë si Pele e Garinça, pasi me dy të tillë në skuadër, askush nuk kujtohet më për një nga sulmuesit më të fortë të shekulli të 20-të. 15 gola në 20 ndeshje me fanellën Brazilit. Në vitin 1958, Vava mori vendin e Altafinit, duke shënuar 5 gola në 3 ndeshje. U konfirmua në Botërorin e Kilit, duke shënuar 4 gola (po aq sa edhe Garrinça e tre lojtarë të tjerë). U bë lojtari i parë që kishte shënuar në dy finale të kampionateve botërorë: 2 në vitin 1958 dhe 1 në vitin 1962, e që më pas u arrit edhe nga braziliani Pele (1958, 1970), gjermani Paul Breitner (1974, 1982) dhe francezi Zinedin Zidan (1998, 2006).
OLEG SALENKO (RUSI) : 6 gola
Hyn në historinë e botërorëve pasi ka shënuar 5 gola në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës, së bashku edhe më polakun Ernest Vilmovski, autor i pesë golave në vitin 1938. Ishte 28 qershori i vitit 1994, kur Rusia mundi 5-1 Kamerunin në grupin B dhe Salendko shënoi pesë gola në minutat 15’, 41’, 44’ (me penallt), 72’ dhe 75’. Kombëtarja ruse nuk u kualifikua në një të tetat, por duke përfshirë edhe golin e realizuar kundër Suedisë, Salenko e mbylli botërorin amerikan me një rendiment të jashtëzakonshëm, duke shënuar 6 gola në 215 minuta, falë të cilëve fitoi edhe titullin e golashënuesit më të mirë të turneut së bashku edhe me bullgarin, Hristo Stojçkov.
12 Maj 2010