“Afrika e Jugut 2010”, dite listash
Italia pa Totin e Tonin
Francesko Toti dhe Luka Toni u lanë jashtë listës provizore prej 30 lojtarësh për Kampionatin Botwror nga trajneri Marçelo Lipi. Toti u tërhoq nga Kombëtaraj pasi ndihmoi Italinë të fitonte Kampionatin Botëror 2006, por kishte pasur spekulime për rikthimin e tij. Toni ishte sulmuesi kryesor në vitin 2006 dhe Kampionatin Europian 2008, por ai e humbi vendin e tij pas problemeve që pati me Bayren Munich në fillim të këtij sezoni. Shtatë sulmuesit e zgedhur nga Marcello Lippi janë Marko Borrielo, Antonio Di Natale, Alberto Xhilardino, Vincenco Iaquinta, Giampaolo Pazzini, Fabio Quagliarella dhe Giuseppe Rossi. Në mbrojtje, qëndërmbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, nuk u përfshi në skuadër. Lista përfundimtare do të publikohet, më 1 qershor. Italia do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Meksikës, më 3 qershor në Bruksel, dhe Zvicrës dy ditë më pas në Geneva. Në Afrikën e Jugut, kampionët në fuqi të botës, do ta nisin me ndeshjen kundër Paraguait (14 qershor) e më pas kundër Zelandës së Re dhe Sllovakisë në grupin F.
Anglia, Kapelo lw jashtw Bekhamin
Xhemi Karager i Liverpulit dhe Ledley King i Totenhemit janë midis 30-lojtarëve të thirrur në listën provizore nga trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo për “World Cup 2010” në Afrikën e Jugut,
Karager ishte tërhequr nga kompeticionet ndërkombëtare tre vjet më parë dhe u rikthye për shkak të dëmtimeve në mbrojtje.
Gareth Barry i Manchester City u përfshi gjithashtu në skuadër përkrah Joe Cole të Chelsea dhe sulmuesit të Sunderland, Darren Bent (shok skuadre me Lorik Canën). Michael Dauson i Tottenham dhe Adam Johnson i Manchester City u thirrën për herë të parë në skuadrën e Anglisë. Capello ka thirrur 5 sulmues: Darren Bent, Peter Crouch, Jermain Defoe, Emile Heskey, Uejni Runi.
Anglia do të udhëtojë në Austri pas gjashtë ditësh për të nisur stërvitjet në kuadër të Botërorit të Afrikës së Jugut (11 qershor-11 korrik). Në 24 maj, Anglia do të luajë një miqësore kundër Meksikës në Londër dhe kundër Japonisë në Austri, më 30 maj, përpara se të merret vendimi final për listën e 23 lojtarëve që do të jenë në Botwror. Anglia e nis Botërorin me ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara, më 12 qershor përpara se të luajë me Algjerinë dhe Slloveninë.
Holanda pa Van Nistelroin
Trajneri i Holandës, Bert van Marëijk, bëri të ditur skuadrën e tij provizore prej 30 lojtarësh për Botwrorin e Afrikws sw Jugut Sulmuesi me eksperiencë i Hamburgut, Rud van Nistelroi, nuk është në skuadër. Emrat më suprizë në listën provizore janë mbrojtësi i Ajaksit, Vurnon Anita dhe sulmuesi i AZ, Jeremain Lens. “Oranje” janë në grup me Kamerunin, Danimarkën dhe Japoninë në fazën e grupeve të Botërorit. “The Dutch” do të nisin aventurën me ndeshjen kundër Danimarkës, më 14 qershor.
Spanja, vetwm tre legjionarw
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, bëri të ditur skuadrën provizore prej 30 lojtarësh për “World Cup 2010” në Afrikën e Jugut. Portieri i Barcelonës, Victor Valdes dhe gardiani i Athletico, David De Gea janë në konkurrencë për vendin e portierit të tretë, pasi Del Bosque ka përfshirë Iker Casillas të Real Madrid dhe Pepe Reina të Liverpool, por dhe Diego Lopez të Villareal. Në listë janë edhe ylli i ri i Barcelonës, Pedro, si dhe Cesar Azpilicueta i Osasuna e Javi Martinez i Athletic Bilbao. Vetëm 3 lojtarë nuk luajnë në Spanjë: Cesc Fabregas i Arsenal (Angli), Daniel Guiza i Fenerbahce (Turqi) dhe Fernando Torres i Liverpool (Angli). Lista përfundimtare prej 23 lojtarësh e Spanjës do të bëhet e ditur, më 19 maj. “La Roja” ndodhen në Grupin H së bashku me Kilin, Hondurasin dhe Zvicrën.
Greqia, shqiptari Nini ne liste
Trajneri i Greqisë, Otto Rehhagel bëri të ditur listën e skuadrës provizore për “World Cup 2010”. Gjermani do të konfirmojë listën përfundimtare, më 1 qershor. Sulmuesi i Steaua Bukuresht, Pantelis Kapetanos, është dhe emri surprizë në listën prej 30 lojtarësh të Greqisë. Sulmuesi ka qenë në “great form” gjatë këtij sezoni dhe tani u shpërblye për performancën e tij të mirë.
Në listë është përfshirë edhe shqiptari i natyralizuar si grek, Sotir Nini, mesfushori i Panathinaikos. Kristos Patsatzoglou dhe Giorgos Seitaridis janë në skuadër edhe pse kanë qenë thuajse të dëmtuar gjatë gjithë këtij sezoni. Dyshja e Bundesligës, Ioannis Amanatidis dhe Vasilis Pliatsikas nuk janë përfshirë në skuadër për shkak të problemeve. Greqia në Botërorin e Afrikës ka në grupin e saj Argjentinën, Nigerinë dhe Korenë e Jugut, pikërisht me këtë të fundit do të nisin dhe aventurën në Botwror, më 12 qershor.
12 Maj 2010