E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 11: L’Equipe zgjedh skuadrën e 2007

Nga Arben Shemili
Në formacionin ideal të revistës prestigjoze franceze l'Equipe është vetëm një Italian, bëhet fjalë për Gianluixhi Bufon, mbrojtësi ekstrem bardhezi. Prezent në këtë Top 11 janë edhe Kaka dhe 3 lojtarë të Manchester Junajtëd: Vidic, Evra dhe Kristiano Ronaldo. Mungon Ronaldinjo. Eshtë hera e katërt në këto pesë vitet e fundit që portieri kampion bote zgjidhet në formacionin e ëndrrave. Te pozicionuar perpara tij janë: braziliani Daniel "Dani" Alves (Sevilja), në të djathtë pozicionohen, francezi William Galas (Arsenal) dhe serbi Nemanja Vidic (Manchester Junajtëd) në qëndër të mbrojtjes, francezi Patris Evra (Manchester Junajtëd) në të majtë; në mesfushë, braziliani Kaka (Milan), katalanasi Cesk Fabregas (Arsenal), anglezi Stiven Gerrard (Liverpul), dhe portugezi Kristiano Ronaldo (Manchester Junajtëd); në sulm, Didier Drogba (Chelsi) dhe hollandezi Rud Van Nistelroi (Real Madrid). (Lexues, a jeni dakort? Mund të zgjidhni Top 11 sipas mendimit tuaj duke e vendosur tek tabela "komentojeni kete artikull").

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›