E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, sot lista e fituesve të Këshillit Kombëtar

Të përzgjedhurit mes 336 kandidaturave përbëjnë anëtarësinë e re të organit qendror të PD-së, Këshillit Kombëtar. Lista prej 100 fituesish do të bëhet sot publike, por gazeta ka mundur të zbardhë 80 për qind të emrave të cilët marrin mandatin e ri 4-vjeçar si anëtarë të KK-së. Nga emrat e deritanishëm vihet re votimi i emrave të rinj, të cilët përbënin pjesën dërrmuese të kandidatëve. Në listë janë futur zëvendësministrat, këshilltarë nëpër ministri të ndryshme, si dhe përfaqësues të rinisë, pa lënë mënjanë kuotën e 30-përqindëshit të grave, por më të votuarit e delegatëve të kuvendit të 9 të partisë janë pjesa e madhe e grupit parlamentar të PD-së. Në listën e fituesve bie në sy dalja e disa prej figurave qëndrestare të kësaj partie tashmë të zëvendësuara me prurje të reja dhe zgjedhja është e 2260 delegatëve nga 36 degët e PD-së në shkallë vendi. Gjithsesi, komisioni i numërimit te votave në Partinë Demokratike do të publikojë sot listën e 100 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Kryetari i këtij komisioni, Igli Cara, bëri dje të ditur për mediat se procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit. Sipas tij, nxjerrja e rezultateve finale po ecën normalisht dhe sipas të gjitha procedurave të votimit. "Mendoj se kemi ecur mirë. Rreth 70 për qind e fletëve të votimit janë të numëruara. Besoj nesër (sot) paradite do të kemi rezultatet", - theksoi z. Igli Cara, kryetar i komisionit zgjedhor të Partisë Demokratike. 1260 delegatë që votuan në Kuvendin e 9-të Kombëtar të PD-së kanë përzgjedhur 100 emra në fletën e votimit, në të cilën ndodheshin 400 kandidatura për Këshillin Kombëtar të PD-së. Me konstituimin e këtij këshilli ai do të mblidhet sërish në një kohë të dytë, që pritet të jetë muaji janar për të përzgjedhur strukturat e reja drejtuese si sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatin e ri të PD-së. Në Kuvendin Kombëtar të ditës së hënë, Sali Berisha u konfirmua edhe për një mandat katërvjeçar në krye të PD-së me 96% të votave. 100 fituesit e forumit të Këshillit Kombëtar bëhen publike pikërisht sot, kur lideri Berisha ka nisur një vizitë treditore në Danimarkë, ku po merr pjesë në samitin e ndryshimeve klimaterike.

Disa prej fituesve të Këshillit Kombëtar

1.Sali Berisha, kryetar i PD-së, Kryeministër
2.Admir Drago, këshilltar i Kryeministrit
3.Albana Vokshi, kryetare e LDGSH-së, deputete
4.Albert Avduli, shef i organizimit të PD-së
5.Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
6.Arben Qirjako, kryeregjistrues i Republikës
7.Ardian Turku, nënkryetar Parlamenti, deputet
8.Arenca Trashani, deputete
9.Ariana Çela, këshilltare e kryeministrit
10.Astrit Patozi, nënkryetar i PD-së
11.Avenir Peka, zëvendësministër i Brendshëm
12.Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë
13.Besnik Mustafaj, ish-deputet
14.Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
15.Çiljeta Xhilaga, këngëtare
16.Dashnor Sula, deputeti i PD-së
17.Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës
18.Edi Paloka, deputet
19.Edit Harxhi, zëvendësministre e Jashtme
20.Edlira Hykaj, juriste, asistente e Kryeministrit
21.Edmond Spaho, deputet
22.Eduart Halimi, deputet
23.Eduart Ndreu, Drejtor Porti Durrës
24.Eduart Ypi, drejtor në Min. e Financave
25.Elvana Hana, drejtore e ISKSH-së
26.Enkelejd Alibeaj, deputet i PD
27.Eno Bozgo, zëvendësministër i Ekonomisë
28.Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD-së
29.Fatbardh Kadilli, deputeti i PD-së
30.Fatmir Nezaj, drejtor në Min. e Transporteve
31.Fatos Beja, deputet i PD-së
32.Fatos Hoxha, deputet i PD-së
33.Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm
34.Ferdinand Shehu, nëndrejtor i ALUIZNIT
35.Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës
36.Flamur Noka, deputet
37.Florian Mima, deputet i PD
38.Gazmend Dibra, Drejtor i Përgj. i Burgjeve
39.Gazmend Oketa, deputet i PD-së
40.Genc Pollo, ministër i Reformave
41.Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
42.Gent Strazimiri, deputet i PD
43.Gentian Zere, kryetar i FRPD
44.Gert Bogdani, deputet i PD
45.Gjergj Bojaxhiu, anëtar i Kryesisë së PD
46.Gjergj Lezhja, sekretar i Përgj. i Kryeministrisë
47.Gjokë Uldedaj, deputet i PD
48.Glori Hysi, këshilltar i Kryeministrit
49.Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit
50.Helga Vukaj, nëndrejtoreshë e Agjencisë së Pronave
51.Ilir Bano, deputet i PD
52.Jemin Gjana, deputet i PD
53.Jorida Tabaku, zëvendësministre e Integrimit
54.Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit
55.Juela Meçani, zëdhënëse e Kryeministrit
56.Justina Boriçi, anëtare e Këshillit Kombëtar
57.Keltis Kruja, prefekt i Tiranës
58.Lajla Pernaska, deputete e PD
59.Ledina Aliolli, deputete e PD
60.Lefter Maliqi, deputet i PD
61.Leonard Demi, deputet i PD
62.Luan Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar
63.Luan Skuqi, deputet i PD
64.Lulzim Basha, ministër i Brendshëm
66.Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
67.Mark Marku, deputet i PD
68.Mesila Doda, deputete e PD
69.Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit
70.Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave
71.Oerd Bylykbashi, shef kabineti i Kryeministrit
72.Osman Metalla, deputet i PD
73.Rajmonda Bulku, deputete e PD
74.Ridvan Bode, ministër i Financave
75.Selami Xhepa, deputet i PD
76.Shaban Memia, drejtor i ALUIIZNI-t
77.Sheferedin Shehu, deputet i PD
78.Sokol Olldashi, ministër i Transportit
79.Spiro Ksera, ministër i Punës
80.Taulant Bino, zv.ministër i Mjedisit
81.Tritan Shehu, deputet i PD
82.Viktor Gumi, deputet i PD
83.Xhevdet Mehmeti, sekretar i përgjithshëm në Min. Transportit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›