E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Politika po penalizon shoqërinë

Bair Topi

Presidenti Bamir Topi ka ritheksuar se mesazhi i tij publik se Shqipëria ka nevojë për politikë të re u vërtetua edhe nga diskutimet e djeshme në Kuvend. Gjatë një vizite në Bashkinë e Fierit, Topi tha se politika po penalizon shoqërinë shqiptare me sjelljen e saj konfliktuale.

Duke u referuar zhvillimeve të ditës së djeshme tregon që fokusi kritik i Komisionit Evropian dhe fokusi kritik në pozicionin tim si president u konfirmua edhe njëherë, dje në ngjarjen e parlamentit. Sot shoqëria shqiptare po penalizohet në radhë të parë nga politika që duhet thënë me zë të lartë me zë të qartë dhe hapur, pra nuk ka ndodhur që Bashkimi Evropian të jetë i predispozuar për ta pritur Shqipërin  se mund të ndodhte e kundërta  që ne të kërkonim dhe ata të thonin jo. Të gjithë partnerët janë të preokupuar përse politika shqiptare vazhdon të jetë konfliktuale, u shpreh Presidenti.

Topi shtoi se sot kemi një parlament që angazhohet vetëm në sharje dhe batuta duke lënë pas angazhimet mbi të cilat është krijuar Kuvendit.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›