Valdano: Unë e shkarkova Del Boquen

Ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, i ka thënë gazetës El Larguero se ai është përgjegjës për largimin e Vicente del Bosque nga klubi tetë vite më parë.
“E konsideroj veten përgjegjës për largimin e tij, duhet ta them këtë. Në 2003, ne mendonim se ishim në fund të ciklit, pasi kohës time si drejtor gjeneral i vinte fundi. I kam thënë Vicente për vendimin dhe ai ishte plot respekt”, ka thënë argjentinasi.
Del Bosque u largua nga Real Madridi në vitin 2003, pasi gjatë katër viteve fitoi dy tituj të Ligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.