E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Shansi tjetër për ju, pas një viti

Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, tha dje se vendi ynë nuk mund të rikërkojë statusin sërish këtë vit. Raporti tjetër i Komisionit Europian do të jetë pas një viti dhe jo ashtu siç u shpresua dy ditë më parë se kishte edhe një shans tjetër. Pyetjes së radios “D˔ për këtë çështje, Kukan iu përgjigj si më poshtë: “Jo. Le të flas me zë të lartë dhe shumë hapur: Progres-raporti i KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, u publikua. Progres-raporti i ardhshëm do të jetë në tetor 2012. Natyrisht, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian po ndjekin nga shumë afër skenën politike të Shqipërisë. Por, vendimi për statusin e vendit kandidat do të vijë pas 12 muajsh. Shqipëria humbi edhe një vit tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›