Flauti i Griminellit në TKOB
Maestro Andrea Griminelli, dje është ngjitur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me një koncert për flaut, në kuadër të aktiviteteve
që po zhvillohen për Javën Evropiane të Kulturës. Gjatë mbrëmjes është shoqëruar në piano nga Irene Veneziano. Koncerti, i cili do të mbahet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, ka sjellë në skenën shqiptare një nga muzikantët më të njohur dhe të vlerësuar në botë, siç është Griminelli. Griminelli ka dhënë koncerte në teatrot më prestigjioze të botës, si në Teatro alla Scala të Milanos, në “Carnegie Hall” në Nju-Jork. Ai ka bashkëpunuar me këngëtarët botërorë si, Sting, Elton John, James Taylor, Bradford Marsalis, Ian Anderson dhe Jethro Tull.