Topalli: Do shihni gjëra të pabesueshme me mesataren dhe diplomat e deputetëve

Jozefina Topalli
Jozefina Topalli, drejtuese e Kuvendit dhe Taulant Balla, deputet i PS-së kanë debatuar për kualifikimet arsimore duke marrë shkas edhe nga skandalet e fundit të plagjiaturës dhe blerjes së diplomave.
Balla mori fjalën për të diskutuar mbi ndryshimin e ligjit për arsimin dhe iu drejtua foltores me disa libra në duar. Topalli e provokoi, duke i thënë se duhet të kishte marrë edhe Kurbanin. Balla në përgjigjen e tij, u shpreh se kishte kërkuar për doktoraturën e saj po nuk e kishte mundur ta gjende.
Topalli, në këtë moment ia ndërpreu fjalën deputetit socialist dhe u kërkoi të gjithë deputetëve të dorëzojnë notat e shkollës së mesme dhe asaj të lartë. Edhe pse ajo nuk dha detaje, tha se shumë deputetë kanë refuzuar ta bëjnë këtë gjë.
Debati mes tyre vijoi edhe me mburrje se kush kishte mesataren më të mirë, ku Balla e sfidoi duke i thënë se dorëzonte mandatin e deputetit nëse ajo ia kalonte. /F.Stafa/
Debati:
Topalli: Pse nuk ke marrë edhe Kurbanin, ta kishe vënë aty sipër.
Balla: Kërkova dhe doktoraturën tënde, po nuk gjendet në asnjë kopje. Po mirë ke bërë se me këto skandale që kanë plasur me shumë mundësi edhe doktoratura jote mund të ketë qene e kopjuar.
Topalli: U kërkoj deputetëve të sjellin mesataren e gjimnazit dhe pastaj mesataren e universitetit. Do shohim gjëra nga më të pabesueshmet. Më sillni mesataret dhe diplomat. Ua kërkoj publikisht se nuk propanoni të mi sillni. Diplomat ku i keni marrë? Doni transparence? Thoni shqiptarëve kush jeni? Sa e ke pas mesataren ti, 5 apo 6 (i drejtohet Ballës?
Balla: Shansi keq me ty që qëllove me mua. Po e pate mesataren më të lartë se unë, unë e lëshoj mandatin si deputet.
Topalli: O pikë e zë me u krahasu me ty.
Balla: Të gjitha 10.
Topalli: Në cilin katund e ke 10
Balla: Kam mbaruar Universitet Ndërkombëtar.
