E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria Kombëtare, Bode: Ruajmë kredibilitetin edhe pse humbim disa milionë euro

Ministri i financave, Ritvan Bode / Foto arkiv

Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur në një konferencë për shtyp lidhur me dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare, tha se Shqipëria ka nevojë të ruaj kredibilitetin dhe jo për disa milionë euro më shumë. Në këtë mënyrë, Bode, justifikoi vendosjen e kritereve kualifikuese, të cilat përjashtojnë nga gara shumë kompani. Bode tha se koncesioni do jetë për 10 vjet dhe shteti do të fitojë 10% të xhiros së kompanisë që do të ketë të drejtën për të organizuar Lotarinë Kombëtare.

Kompania do paguaj 10% të xhiros dhe nuk na është këshilluar që të vlerësojmë çmimin më të lartë të ofruar. Shqipëria ka nevojë për kredibilitet, jo për 5 milionë euro më shumë. Kjo bëhet që vendit të mos marrë akuza të tjera për pastrim parash. Mendoj se qeveria i ka zgjedhur me të drejtë kriteret. Qeveria ka bërë zgjidhjen më të mirë për ekonominë dhe vendin, tha ministri.

Bode tha se nëse nuk do të ishin këto kushte kualifikuese, në garë do të merrni shumë kompani që mund të jepnin një çmim më të madh por nuk do të paraqiste siguri dhe garanci. Ai mori rastin e Maltës ku licenca, tha ai është pezulluar për këto arsye. Për këtë tha Bode është kërkuar që kompanitë që paraqesin ofertë duhet të kenë licencë nga autoriteti ndërkombëtar dhe ai evropian i lojërave të fatit.

Në tenderin për marrjen e të drejtës për Lotarinë Kombëtare të Shqipërisë kanë paraqitur ofertë dy kompani ndërsa dy të tjera shprehën publikisht rezerva duke thënë se fituesi është i paracaktuar. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›